Shënkoll, të burgosurit sherr me njëri-tjetrin
12/09/2009 Ndërhyn policia për të shuar grindjen mes të fortëve
Në këtë burg nuk ka vetëm të dënuar, por edhe të paraburgosur
TIRANË – Burgu i Shënkollit në Lezhë u përfshi dje nga një rrëmujë e madhe e krijuar nga të dënuarit mes tyre. Grupet e të dënuarve të nxjerrë për ajrim kanë krijuar debate mes tyre, debat i cili ka degjeneruar më pas në sherr. Burime nga ky burg bëjnë të ditur se kanë qenë të dënuar nga Shkodra dhe ata nga Laçi, të cilët krijuan sherrin dhe janë përfshirë në një grindje të madhe. Ata janë përplasur aq keq sa edhe policia e burgut nuk mundi të ndërhynte për ta shuar atë. Përplasja mes grupeve ka vazhduar për një kohë të gjatë. Për të shuar sherrin mes grupeve që u krijuan në burgun e Shënkollit janë lajmëruar forcat special nga Tirana. Grupi i gatshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, ka marrë urdhër për të ndërhyrë. Me mbërritjen e këtij grupi është bërë e mundur vendosja e normalitetit. Burimet e burgut kanë qenë të rezervuara në dhënien e informacionit, ndërkohë që Drejtoria e Përgjithshme nuk njoftoi për atë që ndodhi në këtë institucion. Policia nuk ka dhënë asnjë njoftim, madje nuk kanë qenë dakord që media të pasqyronte atë çfarë ndodhte brenda këtij burgu mes të dënuarve. Burgu i Lezhës jo në pak raste ka qenë arenë ndeshjesh mes të dënuarve. Në këtë burg nuk ka vetëm të dënuar, por edhe të paraburgosur. Por burimet theksojnë se sherri ka ardhur nga seksioni i të dënuarve. Në momentin kur ata kanë dalë në ajrim mes shkodranëve dhe laçianëve, ka nisur një debat me fjalë. Debati më pas ka precipituar. Ata kanë filluar të qëllojnë njeri- tjetrin me grushte dhe sende rrethanore. Ka qenë e menjëhershme ndërhyrja e policisë së burgut përkatës, por pa mundur të neutralizoi të dënuarit dhe t’i qetësoi ata. Sherri ka filluar në orët e para të mëngjesit për të vazhduar gjatë. Situata u vu nën kontroll pas mesdite. Në burg kanë hyr edhe drejtuesit e institucionit, të cilët kanë marrë kontakt me personat që krijuan sherrin. Ndaj tyre është marrë masa e izolimit për disa ditë.