E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shëno gol, fito birrë falas për të gjithë jetën

Një kompani vjeneze, prodhuese e birrës, ka bërë një premtim të pazakontë për të motivuar futbollistët e kombëtares të vendit bashkorganizator të Euro 2008. Çdo futbollist austriak, që shënon gol në dy takimet e mbetura në grup, kundër Polonisë dhe Gjermanisë (ose edhe më tej, nëse skuadra kualifikohet) do të furnizohet për të gjithë jetën me birrë falas. Austria, e cila merr pjesë për herë të parë në finalet e një Kampionati Evropian, e filloi në mënyrë zhgënjyese aktivitetin, duke humbur 1-0 në sfidën përballë Kroacisë. "Mbase ky lloj motivimi do t‘i shërbejë skuadrës si shtysë për të marrë atë që nevojitet për të qenë të suksesshëm", tha Sigi Menz, shefi ekzekutiv i "Ottakringer Brauerei AG". Ndër të tjera, drejtuesi i kompanisë shtoi se futbollistit që arrin të shënojë në Euro 2008, do t‘ia dorëzojë ai personalisht furnizimin me birra gjatë vitit të parë.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›