Shënohen 3 tërmete në Korcë, Pogradec e Gramsh
Rreth ores 02.30 te mengjesit lekundje termeti jane shënuar fillimisht ne Pogradec. Po ne ronen e Pogradecit u perseriten lekundje te tjera ne oren 04:00 te mengjesit. Termeti i trete shenohet ne Korce me fuqi 4 balle
TIRANE-Tre termete janë shënuar orët e para të mëngjesit të sotëm në disa zona në lindje të vendit në Pogradec e Korcë. Lëkundjet sizmike kanë vënë në panik banorët.
Rreth ores 02.30 te mengjesit lëkundje termeti jane shenuar fillimisht ne Pogradec 4 km ne lindje te qytetit ne fshatin Starovë. Një tjetër tërmet e me fuqi 3.4 te shkalles Rihter eshte shenuar po në Pogradec rreth orës 04.41 minuta, në lagjen Gorice e Madhe, por dhe ketu nuk raportohen dëme
ndërsa një tjetër lëkundje është ndjerë në Korcë. Mësohet se lëkundjet e tërmetit të Pogradecit janë ndjerë deri në Gramsh. Banorët janë vënë në panik, por përvec kësja nuk raportohen dëme materiale në asnjë nga zonat.
Një tjetër tërmet është ndjerë në Korcë ku magnituda e lëkundjeve ka qënë 4.2 shkalla Rihter, kurse epiqendra ka qënë në fshatin Sovjan të Korcës. Tërmeti është ndjerë me një forcë 4 ballë në qytet, por fatmirësisht nuk raportohen dëme materiale. Sizmiologët bëjnë të ditur se thellësia e vatrës së tërmetit ka qënë 2 kilomtera nën tokë rreth 7 km larg Pogradecit. Lëkundjet në të dy qytetet janë ndjerë natën kur shumica e banorëve kanë qënë në gjumë.
Tërmetet në Shqipëri kanë qënë një dukuri natyrore shumë e shpeshte kohët e fundit. Tërmeti i fuqishëm në Dibër të Madhe në muajin shtator shkatërroi dhjetra shtëpi dhe la shumë familje të pastreha.
(d.b/BalkanWeb)