E Shtunë, 31 Tetor 2026

Universiteti i Tiranës pret 7000 studentë të rinj

Në Universitetin e Tiranës, për herë të parë këtë vit do të ulen rreth 7000 studentë të rinj, të shpërndarë në tetë fakultetet që disponon ky universitet. Sort del udhezimi per A3 

TIRANE-Vetëm dy ditë i ndajnë studentët nga fillimi i vitit të ri akademik dhe Universiteti i Tiranës, një nga më të mëdhenjtë në vend për numrin e pranimeve, do t'i presë ata në një situatë shumë të vështirë infrastrukturore. Në Universitetin e Tiranës, për herë të parë këtë vit do të ulen rreth 7000 studentë të rinj, të shpërndarë në tetë fakultetet që disponon ky universitet. Mungesa e auditorëve, por shpesh herë dhe mungesa e tavolinave dhe karrigeve do të shoqërojnë edhe këtë vit të ri akdemik universitetet e vendit. Por, në një gjendje akoma më të mjeruar është Fakulteti i Drejtësisë, i cili edhe për këtë vit duhet të zhvillojë mësim me ambiente borxh. Ndërkohë që një pjesë e studentëve bëhen gati për fillimin e vitit të ri mësimor, shumë të tjerë rrinë me shpresën se mos fitojnë ndonjë lëndë nga vendet e mbetura bosh. Këto lëndë do të shpërndahen nëpërmjet formularit A3, kur të rinisë dhe faza e tretë e regjistrimeve. Ndërkohë, nga burime të pakonfirmuara nga Ministria e Arsimit bëhet e ditur se ditën e sotme do të dalë udhëzimi për formularin A3.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›