Mlladiç u mjekua para dy vjetësh në spital?
Avokati i të dyshuarit për krime lufte, Ratko Mlladiç, ka deklaruar se ai ishte mjekuar fshehurazi nga kanceri para dy vjetësh në një spital në Beograd.
Milosh Shaljiç theskoi se ai ka të dhëna mjekësore, që tregojnë se Mlladiç është mjekuar nga limfoma në vitin 2009 në një spital të Beogradit, ndërsa gjendej në arrati.
Ai refuzoi të zbulojë emrin e spitalit, apo të mjekëve që thuhet se e kanë mjekuar Mlladiçin.
Një zëdhënës i prokurorisë serbe tha se dokumentet janë të falsifikuara.
Mlladiçi u arrestua në Serbi në javën e kaluar. Ai pritet të paraqitet para gjyqtarëve të Gjykatës së Hagës, të premten, ku pritet të merret në pyetje në lidhje me akuzat për genocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit të kryera gjatë luftës së Bosnjes.