Dialogu, marrëveshjet e para, më 14 dhe 15 qershor?

Shefi i ekipit negociues serb, Borislav Stefanoviç ka deklaruar se bisedimet me Prishtinë kanë hyrë në fazën e arritjes së marrëveshjeve të para konkrete të cilat mund të nënshkruhen më 14 dhe 15 qershor.
“Presim që rezultatet e para të negociatave të jenë marrëveshjet për lirinë e lëvizjes, dhe për kadastrën. Për zgjidhjet që propozojmë kemi marrë mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar”, ka thënë Stefanoviç, duke folur në Këshillin parlamentar për Kosovën në Kuvendin e Serbisë.
Sipas tij, çdo marrëveshje do të zbatohet vetëm nëpërmjet vendimit të qeverisë. Stefanoviç ka shprehur bindjen se edhe veriu i Kosovës herët a vonë do të jetë në rend dite.