E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shënohet 140-vjetori i Fishtës

Në praninë e përfaqësuesve të pushtetit lokal dhe qendror shqiptar, në fshatin Fishtë, të rrethit të Lezhës, është shënuar 140 vjetori i lindjes së poetit dhe atdhetarit shqiptar, At Gjergj Fishta.

Në qendër të ngjarjes ishte tema e unitetit kombëtar, e trajtuar pandërprerë në veprën e poetit. Zëvendësministrja e Turizmit, Suzana Turku, pohoi se, pavarësisht censurës në periudhën komuniste, vepra e Fishtës arriti të përhapej në mbarë Shqipërinë, duke arritur kulmin pas viteve të 90’ta.

Nga vendlindja e Fishtës është dërguar mesazhi për bashkim pa ndasi politike dhe fetare, një mesazh kryesor i veprave të poetit.

At Gjergj Fishta, i njohur edhe si Homeri Shqiptar, është e figura e parë e Shqipërisë që u kandidua me çmimin Nobel.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›