Shënohet Dita e të dashuruarve

Në gjithë botën sot kremtohet dita e të dashuruarve, e njohur si Shën Valentini, festë kjo e cila kremtohet edhe në Kosovë.
Dita e Shën Valentinit filloi në kohën e Perandorisë Romake, ku në Romën e lashtë, 14 shkurti ishte ditë festimi për të nderuar “Junon”, e cila ishte mbretëresha e perëndive romake.
Njerëzit japin “teori” të ndryshime mbi origjinën e vërtetë të ditës së Shën Valentinit. Disa mendojnë se kjo ditë i ka fillimet e saja nga St.Valentine, një romak i cili u vra, sepse nuk donte te ndryshonte fenë e tij, krishterimi.
Legjenda thotë se St. Valentine para vdekjes la një letër për të bijën e rojës së burgut, me të cilën kishte lidhur miqësi gjatë kohës në burg, ndërsa në fund të letrës ai shënoi “Nga Valentini”.
Kjo festë mbërriti në Amerikë në vitet 1845 dhe nuk u quajt kurrë Shën Valentin, por thjesht Dita e Valentinit, dita e ndjenjave të mira dhe jo vetëm e dashurisë.
Në Evropë kjo festë ka mbërritur vetëm diku andej nga vitet '60, ndërsa në Kosovë kah mesi i viteve 90-ta. /kosovapress/