Shënohet eklipsi hënor

Hëna ka dhuruar një pamje të jashtëzakonshme mbrëmjen e së hënës duke u shndërruar në ngjyrë bakri pasi u shënua eklipsi i Hënës.
Eklipsi zgjati afërsisht një orë. Eklipsi, mundën ta shohin me dylbi e teleskop, banorët e një pjese të Amerikës Veriore dhe asaj Jugore.
Për shkak të veprimtarive vullkanike të ndodhura këtë vit në të gjithë botën, në atmosferë është përhapur shumë pluhur dhe për këtë arsye gjatë eklipsit të Hënës ajo u duk pak më e errët se zakonisht.
Brenda vitit 2011 do të realizohen dhe dy eklipse të tjera të Hënës, përkatësisht në muajin qershor dhe dhjetor.