Tajlandë,hiqet gjendja e jashtëzakonshme në Bankok

Tajlanda ka hequr gjendjen e Jashtzakonshme në Bankok e cila vazhdonte prej 8 muajsh. Kjo masë e vecantë u mor pas protestave anti-qeveritare në Bangkok në fillim të këtij viti.
Qeveria i dha pushtet të plotë forcave të sigurisë, duke përfshirë të drejtën për të kapur të dyshuarit e për ti mbajtur deri ne 30 ditë.
Më shumë se 90 vetë u vranë në prill dhe maj gjatë përleshjeve mes protestuesve dhe forcave të sigurisë në Tajlandë .
Në një fazë emergjente ligji u imponua mbi më shumë se një të katërtën e të vendit, por u hoq gradualisht pas përmirësimit të situatës së sigurisë.
Qeveria ër javë të tëra ka deklaruar se ligji emergjent mund hiqej në Bangkok dhe krahinat përreth pas kthimit në normalitet të gjendjes.