E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kartat, PS:Qeveria dështoi

Tiranë -Deputeti socialist Blendi Klosi, deklaroi sot në Kuvend, se procesi i shpërndarjes me karta identiteti po has vështirësi, për siç theksoi ai edhe të publikimeve të shumta. "Procesi i aplikimeve të qytetarëve me karta të identitetit tregon edhe një herë paaftësinë e qeverisë së Sali Berishës"-theksoi Klosi para deputetëve të Kuvendit. Ai shtoi se qytetarët e kanë të qartë se edhe ky premtim nuk do të mbahet nga qeveria. "Pastrimi i regjistrave që qeveria premtoi që do ta zgjidhte deri në dhjetor të 2008-ës është ende një problem për zgjedhjet"- tha ai.

“Duhet tu shpjegojmë qytetarëve se në këto ditë të mbetura nga dita e zgjedhjeve, 28 qershor 2009 nuk mund kryhen teorikisht më shumë se 800 mijë aplikime, nga 3.2 milionë zgjedhës që ka regjistri kombëtar. Procesi i hartimit të regjistrit kombëtar, dhe pajisjes me kartat identiteti dëshmon se qeveriset nga një qeveri e paaftë dhe shumë e korruptuar”– nënvizoi deputeti socialist Blendi Klosi. Ai ka kërkuar ngritjen e një komisioni parlamentar për të mbikëqyrur këtë proces.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›