E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shënohet zjarri i parë për këtë verë

 

SARANDE – Shënohet zjarri i parë në këtë verë në qytetin e Sarandës. Rreth orës 15.00 të ditës së djeshme, një zjarr i madh, për të cilin ende nuk dihet se kush është autori, ka përfshirë një sipërfaqe të madhe në fshatin Volloder. Flakët janë shfaqur pranë vendit ku bëhet depozitimi i mbeturinave të qytetit të Sarandës. Zjarri ka përfshirë gjithë vendin e depozitimit të mbeturinave, duke bërë që tymi i zi dhe era e rëndë të përfshijë fshatrat Vromero dhe Shelegar, të cilat ndodhen më afër. Menjëherë kanë shkuar në vendngjarje 2 zjarrfikëse të Sarandës, por shtrirja e sipërfaqes së zjarrit, e ka bërë të domosdoshme edhe kërkesën për zjarrfikësen e Delvinës. Era që frynte dhe kimikatet e ndodhura në grumbullimin e plehrave, ka ndikuar tepër në favorizimin e shtimit të zjarrit. Drejtuesit e 5 mjeteve të mëdha ndihmuan duke hedhur inerte. Deri në mbrëmje, flakët vazhdonin, ndërsa ishte lokalizuar vatra e zjarrit. Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve.            sh.d

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›