Shënon, por Roben mërzitet me Bajernin
Shënoi golin e tij të 11-të sezonal, ishte lojtari më i mirë nga yjet e Bajernit, por megjithatë është i mërzitur. Arjen Roben (26 vjeç) pas barazimit 1-1 në Leverkusen: “Ne kishim gjithçka në dorë tonë për ta mbyllur kampionatin. Tani na duhet të japim, jo 100 por 200 për qind”. Një trepikësh do t’i mbante rekordmenët gjermanë katër pikë para Schalke 04, kur kanë mbetur edhe gjashtë javë nga Bundesliga. Por çfarë e nervozon më shumë Robben: sërish shënimi i goli nga kundërshtarit kur Bajerni kryeson 1-0. Në fazën e dytë kjo ndodhi në Nurenberg (1-1), Frankfurt (1-2) dhe Shtutgard (1-2). Holandezi: “Ne po bëjmë gjithmonë të njëjtin gabim. Ne kemi udhëhequr shumë herë 1-0, e më pas kemi humbur kontrollin e lojës. Kjo nuk është e nevojshme. Do të ishim në një super pozicion”. Trajner Louis van Gaal (58) u ka dhënë dy ditë pushim yjeve të tij, pasi dëshiron të çlodhë e zbavitë skuadrën para ndeshjeve gjysmëfinale kundër Lionit (21 dhe 27 prill).
Liverpul në shitje, vlera 600 milionë euro
Bankierët do të vendosin Liverpulin në shitje gjatë kësaj jave, me një çmimi prej 600 milionë sterlinash. Klubi legjendar i Premier League është në kërkim të një blerësi që të përballojë borxhet gjithmonë në rritje të klubit anglez. Çmimi i madh i vendosur, plus milionave për të ndërtuar një stadium të ri, mund të jenë të pakëndshme për një shitje të shpejtë. Lajmi i ka gëzuar tifozët e “Anfield Road”, të cilët dëshirojnë t’i shohin sa më shpejt jashtë klubit pronarët aktualë amerikanë, Tom Hicks dhe George Gillett. Richard Pedder, nga “Liverpool FC Supporters Club”, tha: “Kemi pritur për tre vjet. Ne dëshirojmë që klubi të shitet dhe të vijë dikush me para. 600 milionë sterlina janë shumë, por klubi ka një sërë asetesh”. Kjo do të thotë se afati i korrikut për ripagimin e 100 milionë sterlina nga 237 milionë borxh te RBS dhe bankave amerikane do të zgjatet. Kjo do të thotë se dhe trajneri Rafael Benitez nuk do të jetë i detyruar të pushohet, po dhe kështu yje si Fernando Torres dhe Stivën Xherard nuk do të dalin në shitje për të paguar borxhet.
Mikelson “turpëron” Tajgër Udsin
Amerikani Fil Mikelson fitoi turneun e Masters të golfit të diskutuar në Augusta, në Georgia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Mikelson, i cili e përfundoi turneun në -15 në gropën e 12-të, la pas anglezin Li Uestud (-13) dhe amerikanin Antoni Kim (-12). Ishte titulli i tretë Master për Mickelson. Vetëm Xhek Niklaus, Arnold Palmer and Tajgër Uds kanë fituar më shumë. Tajgër Uds, lojtari më i pritur i turneut, pas pothuajse një mungese pesë mujore nga garat, e përfundoi turneun në vendin e katërt, me -11, por aq sa koreanojugori K.J.Choi, duke mos e treguar asnjëherë veten si favorit gjatë garës. Mikelson: "Të fitosh këtë turne, është një ndjenjë shumë argëtuese. Kjo është një ditë speciale për mua”.
13 Prill 2010