Krujf: “Është dita e Mesit”
Johan Krujf, presidenti i nderit te Barcelona, mohoi se stili i lojës së Lionel Mesit mund të krahasohet me të tijin, duke theksuar se stili i të luajturit të sulmuesit “azulgranas” i ngjason shumë me atë të Diego Armando Maradona. “Nuk gjej asgjë të përbashkët që me krahason me Mesit”, - tha Johan Krujf, një ish-lojtar dhe trajner i Barcelonës. “Nuk ka asgjë të ngjashme”, - theksoi holandezi për gazetën “De Telegraaf” duke komentuar momentin e bujshëm të Mesit, sidomos në paraqitjet e tij në ndeshjet kundër Arsenalit (4 gola të shënuar) dhe Real Madrid (1 gol). Diskutimi mbi të cilin sulmuesi i ri argjentinas është më i mirë se sa Krujfi në epokën e tij mund të ngacmojë e argëtojë shumë analistë të futbollit, por vetë ish-futbollisti holandez tha se nuk ka asgjë të krahasueshme midis tyre. “Jemi dy tipe lojtarësh komplet të ndryshëm”. “Gjithsesi, - shton Kruji, - te Mesi ka diçka nga Maradona. Veçanërisht në kontrollin e jashtëzakonshëm të topit në hapësira të vogla, çka vjen edhe për shkak të avantazhit nga statura e trupit të tij të vogël. Çdo kohë ka heronjtë e saj, dhe unë nuk kam bërë një klasifikim për ta kalkuluar atë në mënyre precize”, - theksoi Krujfi. “Pele ishte një hero. Unë gjithashtu. Sot është radha e Mesit”, - përfundoi holandezi, i cili ka qenë lojtari i parë që ka mundur të fitojë tri herë “Topin e artë” (1971, 1973 dhe 1974).
40 gola
mbajnë firmat e Lionel Mesit gjatë këtij sezoni në të gjitha kompeticionet, nga këto 27 në kampionat dhe tetë në Ligën e Kampioneve
3 herë
e ka fituar “Topin e artë” holandezi Johan Krujf, pikërisht në vitet 1971, 1973 dhe 1974, kur “tulipani” interpretonte futbollin total me Ajaksin
Bankina e Real Madrid,
pesë emra në “lotari”
Në shtëpinë e Real Madrid është më shumë se kurrë e hapur “lotaria” për trajnerin e ri për sezonin e ardhshëm. Humbja shtëpiake e së shtunës së kaluar në “El Clasico” kundër Barcelonës (0-2, gola të Mesit dhe Pedro Gonzalesit), e ka djegur përfundimisht teknikun aktual merengues, Manuel Pellegrini. Sipas asaj që shkruan gazeta spanjolle sportive “Marca”, janë të paktën 5 trajnerë në garë për të pasuar kilianin në bankinë: Ançeloti, Benitez, Kapelo, Mourinjo dhe Skolari, të përshkruar nga e përditshmja e afërt me klubin madrilen, si “trajnerë fitues”.
13 Prill 2010