E Diel, 1 Nëntor 2026

Dëshmia, Miku i Tur Dajës: Si u vra vëllai i Aldo Bares

TIRANë- Gjykata e Krimeve të Rënda dëgjoi sot dëshminë e Gramoz Selmanit, mikut të ngushtë të Artur Dajës, armikut të përbetuar të Aldo Bares i cili u ekzekutua dhe më pas iu pre koka. Dëshmia e Selmanit, ka shkaktuar reagimin e avokatëve të të pandehurve të cilët kanë kërkua sqarim për statusin e tij, pasi ai dyshohet të jetë i përfshirë në disa ngjarje kriminale. Ndërsa gjykata e cilësoi ardhjen e tij në gjyq konform rregullave dhe iu drejtua avokatëve që faktet kundër Selmanit ti cojnë në Prokurori.

Selmani ka rrëfyer momentet kur është vrarë Genci Kashari, mik i Artur Dajës dhe në të njëjtën ditë edhe Ramadan Shkurti, vëllai i Bares. “Ishim në lokal, unë Artur Daja dhe Genci Kashari. Erdhi një makinë e zezë dhe na qëlloi. Mbeti i vrarë Genci. Më pas Turi qëlloi brenda makinës vëllain e Adlo Bares. Vetë Aldo u largua duke na qëlluar nga pas”.
Selmani ka rrëfyer dhe për vrasjen e Nimet Zenelit dhe Masar Aliut. Pas këtyre ngjarjeve është larguar drejt Greqisë nga frika e ndonjë hakmarrje, për tu shfaqur vetëm dje në proces.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›