E Diel, 1 Nëntor 2026

Sherbimet inteligjente opozita ofron voten per monitorimin

Ligji për sherbimet inteligjente do sigurojë dhe votën e opozitës. Në pritje që drafti për monitorimin e 8 agjensive të sigurisë në vend, të shqyrohet tek komisioni  i sigurisë javën e ardhsme, Ilir Gjoni deklaron se të majtët japin bekimin e tyre për variantin aktual, i cili prej njëviti ka përfshirë dhe rekomandimet e amerikaneve dhe Bashkimit Europian.

“Ne kemi një draft të gatshëm me ekspertizën europiane që ka miratimin në parim edhe të maxhorancës. Edhe ne si opozitë jemi të interesuar që gjithçka të shkojë në hullinjtë kushtetues”- tha Gjoni
Agjensitë janë në varësi të ministrisë së Brendshme, Mbrojtjes dhe Financave, por vetëm mbi shërbimi informativ shtetëror ushtrohet kontrolli i kuvendit.

Ligji i ri parashikon ngritjen e një komisioni parlamentar  prej 5 anëtarësh me kryesim të opozitës, ku do të raportojnë periodikisht krerët e këtyre shërbimeve inteligjente. Deputete anëtarë të tij do të jenë të çertifikuar dhe mund të penalizohen në rast se dekonspirojnë informacioni e klasifikuar si sekret të marrë gjatë këtyre raportimeve.

“Aktualisht parlamenti monitoron vetëm Shërbimin Informativ Shtetëror, përmes raportimeve dhe detyrimit për raportime vjetore që ka ky institucion. Shërbimi Informativ i Ushtrisë, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Ministrisë së Brendshme, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm i Drejtorisë së Burgjeve, raportojnë indirekt përmes ministrave, ndërkohë që kjo praktikë nuk është ndjekur deri më sot. Agjencitë, sidomos ato që bien nën ministrinë e Financave, nuk janë të rregulluara me ligj, por kryesisht me vendime ministrash apo Këshillit të Ministrave ”-tha Gjoni.

Paralelisht me ligjin për kontrollin parlamentar të shërbimeve inteligjente, një vit më parë u hartua dhe një ligj për SHISH. Ky i fundit përvec kundërshtive në rradhët e të majtëve nuk siguroi mbështetje as nga disa prej deputeteve të maxhorancës.

Elona Gjylmi
Azhornuar së fundi ( e shtunë , 17 shtator 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›