Nis dezifektimi i rërës në plazhin e Durrësit, pastrim mbeturinash dy herë në ditë
dhe dezinfektohet e gjithë hapësira e rërës me sipërfaqe prej 17 hektarë.Do të vazhdojmë edhe në zonën e sektorit Apollonian në ditët në vazhdim. Besoj se për dy ditë gjithçka do jetë e përfunduar. Fondet janë të limituara. Nuk kemi buxhete në maksimum, por megjithatë për pastrimin dhe për dezifenktimin e tokës ne i kemi fondet tha Dako.
Plugimi i rërës është paraprirë nga pastrimi dhe heqja e leshterikut, ndërkohë që ndërmarrja komunale e plazhit, si ndërmarrje në varësi të bashkisë, ka garantuar një higjienë optimale për pushuesit duke bërë të mundur pastrimin e plazhit dhe heqjen e mbeturinave dy herë në ditë. Plazhi i Durrësit mbetet një nga më të frekuentuarit në vend ku edhe për këtë vit pritet të shënojë një numër rekord pushuesish.
Lëngu i mollës kuron gurët në veshka, sëmundjen e mushkërisë e të zemrës
Molla jo pa qëllim quhet fruti i artë, pasi jo vetëm që përdoret si frut freskues, por shërben edhe për përgatitjen e lëngjeve dhe uthullës. Fruti i mollës për shkak të përbërjeve të pazëvendësueshme që përmban, ndikon pozitivisht në kurimin e shumë sëmundjeve. Çaji që përgatitet nga lulet e mollës pihet kundër ftohjeve të ndryshme, lehtëson etjen, forcon nervat, mushkëritë dhe zemrën. Ky çaj është mjet i mrekullueshëm për rregullimin e tretjes. Për përgatitjen e çajit nga lulet e mollës duhet që në pranverë të mblidhen lulet e freskëta, të cilat thahen në hije dhe pastaj si të thara përdoren gjatë vitit. Çaji nga këto lule zihet sikur edhe çdo çaj tjetër, por në vend të sheqerit ëmbëlsohet me mjaltë. Çaji i përftuar nga fetat e thara të mollës, përdoret për qetësimit psikike pas punëve të rënda, për ripërtëritjen e mëlçisë dhe pastrimit të veshkës.