Universitetet vonojnë dosjet në MASH për akreditimin, në fund të Majit skadon afati
Drejtuesit e Universiteteve publike në vend duket se e kanë lënë pas dore akreditimin e institucioneve që ata drejtojnë pasi akreditimi i disa prej universiteteve në vend duhet të ishte përfunduar brenda muajit Maj ende nuk është kryer përfundimisht.
Vonesa e dosjeve me materialet e të dhënat përsa i përket të gjitha universiteteve në vend të çilat numërohen rreth 12 të tillë ende nuk kanë kaluar në sitë agjencia e huaj Gjermane e cila do të kryejë kontrollet e më pas të gjitha të dhënat do tua kalojë Ministria së Arsimit dhe Agjencisë së Akreditimit. Akreditimi është detyrim ligjor, i Ministrinë së Arsimit dhe Agjencisë së Akreditimit. Nga universitet ashtu siç u propozua edhe përpara disa muajsh u bë një kërkesë në mënyrë që të gjitha universitet në vend të kalojnë në sitë e të jenë në kontroll nga ana e Agjencisë së Akreditimit, për procesin e vlerësimit të brendshëm. Por edhe pse ka kaluar mjaft kohë nga muaji prill muaj në të çilin do të kryhej edhe faza e parë e akreditimit, ende asnjë universitet nuk ka kaluar në akreditim. Sipas drejtuesve të universiteteve zgjidhje e mirë dhe e drejtë, është ajo që akreditimi të kryhet nga e njëjta agjenci akreditimi, qoftë ajo edhe e huaj, për të gjitha universitetet publike. Sipas rregullave e njëjta agjenci akreditimi duhet të bëjë vlerësimin e jashtëm të të gjitha universiteteve, në mënyrë që ajo të jetë unike dhe të ketë një modul ose një njësi matëse për të gjitha universitetet, në mënyrë që mbi bazën e kësaj njësie matëse, ose mbi bazën e stekës që është ngritur për cilësinë të bëhet dhe klasifikimi i universiteteve. Ndërkaq, vlerësimi i jashtëm i cilësisë në arsimin e lartë do të implementohet në tri faza. Faza përgatitore përcakton se Agjencia shqiptare e Akreditimit dhe kompania vlerësuese do të hartojnë planin kalendar dhe planin e vlerësimit. Ndërkohë që proçesi i vlerësimit të universiteteve dhe Agjencisë Kombëtare të Akreditimit të Arsimit të Lartë do të bëhen paralelisht. Në këtë proces Agjencia e Akreditimit ka për detyrë të sigurojë informacionin e nevojshëm për çdo universitet, ndërsa kompania vlerësuese do të hartojë dhe prezantojë listën për vlerësimin instituçional. Pas kësaj, grupi i ekspertëve do të verifikojë në vend të gjithë universitetet publike dhe private sipas agjendës së përgatitur. Agjencia do të koordinojë dhe asistojë të gjithë procesin e verifikimit në vend dhe respektimin e programit paraprak. Faza e fundit përcakton se grupi i vlerësimit paraqet raportet individuale të vlerësimit për çdo universitet të vlerësuar dhe raportin e vlerësimit për agjencinë. Në fund, rezultatet përfundimtare të këtij procesi për rreth 27 universitete në vend do ti dorëzohen Ministrisë së Arsimit. Më pas, rezultatet e vlerësimit do të bëhen publike nga MASH-i, e cila mbi bazën e tyre (rezultateve) do të marrë dhe masat përkatëse ndaj universiteteve publike dhe private, që nuk plotësojnë standardet
Gara
Procesi i akreditimit të universiteteve duket se ka vënë në garë universitetet publike të vendit, kjo jo vetëm për tu renditur në krye të listës, por edhe për ta përfunduar sa më parë atë. Aktualisht procesi të akreditimit po i nënshtrohet dhe Universiteti i Tiranës, më i madhi në vend për nga numri i studentëve. Pas përfundimit të vetëvlerësimit në tetë fakultetet e Universitetit të Tiranës, brenda muajit prill pritet të nisë procesi i akreditimit, i çili do të bëhet nga një agjenci gjermane. Ky proces përfshin vlerësimin e standardeve dhe cilësisë që ofrojnë këto universitete dhe nuk ka lidhje direkte me vlefshmërinë e diplomave që ata lëshojnë, pasi ato njihen nga tregu i punës. Procesi i akreditimit është i rëndësishëm për universitetet e vendit tonë, pasi falë tij, për herë të parë ne do të kemi një renditje të universiteteve sipas cilësisë. Ndërkohë që mbi bazën e rezultateve do të merren edhe masat përkatëse për universitetet që nuk plotësojnë standardet. Vetëm në përfundim të këtij procesi ne do të mund të mësojmë nëse ja vlen të studiosh në një universitet publik apo privat dhe se sa vlerë ka një diplomë. Në vendin tonë numërohen 12 universitete publike.
Vlerësimi
Vlerësimi do të paraqesë një renditje me pikë jo vetëm të universiteteve, por edhe të programeve të veçanta të studimit, pra për çdo diplomë. Kjo nismë do të mbështesë Ministrinë e Arsimit dhe Agjencinë e Akreditimit në kryerjen e vlerësimit institucional të pavarur të universiteteve publike dhe private, kundrejt kërkesave dhe standardeve evropiane të harmonizuara me ato kombëtare. Për rrjedhojë, shumë shpejt do të kemi një vlerësim ndërkombëtar të jashtëm të institucioneve kombëtare, përsa i takon cilësisë së tyre.
Arta AGOLLI