E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shërbimet

Tarifa për veprime e shërbime që kryhen nga administrata gjyqësore e prokuroria. Në kllapa, tarifat aktuale.

Për lëshimin e vërtetimit se personi nuk ka pengesa ligjore për pajisjen me pasaportë jashtë shtetit (200).
Për lëshimin nga gjykata të çdo kopje vendimi e çdo dokumenti që kërkohet nga të interesuarit (200).
Për lëshimin e dëshmisë së penalitetit nga zyrat e gjendjes gjyqësore (200).
Për legalizimin e akteve të noterisë nga Ministria e Drejtësisë (200).
Për lëshimin e vërtetimit se ndaj shtetasit nuk është filluar çështje nga prokuroria (200).
Për lëshimin e vendimit të pushimit ose të vendimit të mosfillimit të çështjes penale (200).
Për lëshimin e vërtetimit se nga gjykata kërkuesi nuk është në proces gjyqësor (200).
Kërkesë padi që paraqiten në gjykatë: Për pension ushqimor (0 lekë); për vërtetim fakti (200 lekë); për zgjidhje martese (3000 lekë); për pavlefshmëri të veprimeve juridike (3000 lekë); padi kontraktore shkaktim dëmi (3000 lekë); pjesëtim pasurie (3000 lekë); për kthim në punë (0 lekë).
Pranimi i ankimeve kundër vendimeve të gjykatës (200 lekë).

Tarifat nga përmbaruesi gjyqësor

Për vënien në ekzekutim të vendimeve e titujve të tjerë ekzekutivë me objekt të pavleftësueshëm (759 lekë).
Kundrejt shtetasve (200 lekë).
Për lajmërimet dhe veprimet e tjera të përmbaruesit gjyqësor (200 lekë).
Për lëshime nga përmbaruesi gjyqësor të çdolloj akti ose dokumenti të kërkuar (200 lekë).
Për vënien në ekzekutim të vendimeve me objekt pension ushqimor (0 lekë).

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›