Shërbimi i ri, mësojini rezultatet e Zgjedhjeve 2009 minutë pas minute me “Eagle Mobile”
Tiranë - Risitë nuk dinë të ndalen në “Eagle Mobile”. Si pjesa më aktive e tregut të telefonisë celulare, “Eagle Mobile” ndjek nga afër zhvillimet në vend dhe punon të sjellë mundësi dhe oferta bazuar në kërkesën e konsumatorëve shqiptarë. Abonentët e “Eagle Mobile”, edhe në Zgjedhjet e Përgjithshme Parlamentare të së dielës, do të mund të provojnë shërbimin më të ri, VOTIME 2009. Çdo abonent i “Eagle Mobile”, që është i interesuar, mund ta përfitojë këtë shërbim duke dërguar një SMS me tekstin ABONOHU VOTIME në numrin 1511. Shërbimi kushton vetëm 250 lekë. Abonentët e këtij shërbimi do të marrin informacione në lidhje me procesin e votimit në të gjithë vendin, procesin e numërimit te votave si dhe Rezultatin Përfundimtar.
“Eagle Mobile”, dyqane për bizneset dhe korporatat në të gjithë vendin
Kompania më e re e telefonisë celulare në Shqipëri, çeli në qytetin e Durrësit dyqanin e parë të specializuar për bizneset, korporatat dhe institucionet publike. Pasi çeli me sukses rrjetin e 41 dyqaneve në të gjithë territorin e republikës ne vetëm 6 muaj, Eagle tashmë po fokusohet në fusha specifike për tu dhënë përgjigje kërkesave të klientëve. Dyqanet e reja Eagle që do të çelen në qytetet më të mëdha, do tu përgjigjen në mënyrë të drejtpërdrejtë bizneseve të këtyre qyteteve dhe zonave, korporatave apo edhe institucioneve publike vendore që janë të interesuar të kenë të gjitha shërbimet e “Eagle Mobile”. Është herë e parë në Shqipëri që një kompani celulare çel një rrjet të tillë. Në ceremoninë e inaugurimit në Durrës, Drejtori i Përgjithshëm i “Eagle Mobile”, Ali Taskin tha se “ky është një hap i rëndësishëm në profilizimin e punës së Eagle dhe operimin sa më të shpejtë në bazë të kërkesave të qytetarëve. Tashmë askush nuk do jetë i detyruar të kontaktojë me Tiranën për shërbimet tona; ato mund t’i gjeni në qytetin tuaj me një gamë të gjerë” tha zoti Taskin në një takim me gazetarët. Drejtori i Divizionit të Shitjeve, Omer Kerem, theksoi se “me anë të këtij rrjeti, çdo biznes, korporatë apo institucion i interesuar mund të pajiset me shërbimin e kërkuar brenda 24 orëve”.
Drejtori i Përgjithshëm i “Eagle Mobile”, Ali TASKIN, “Nderi i Qytetit të Durrësit”
Bashkia e qytetit të Durrësit dhe Shoqata Durrësi kanë nderuar Drejtorin e Përgjithshëm të Eagle Mobile, Ali TASKIN me titullin “Nderi i Qytetit të Durrësit”. Ceremonia u zhvillua në pallatin e kulturës të qytetit bregdetar. Kryetari i Bashkisë së Durrësit z. Vangjush Dako i dorëzoi Z. Ali Taskin titullin me motivacionin: “Për kontributin e rëndësishëm që jep për zhvillimin ekonomik të qytetit të Durrësit, mbështetjen e aktiviteteve në promovimin e historisë dhe kulturës qytetare durrësake, për vlerat e spikatura intelektuale dhe humane”. Nga ana tjetër Drejtori i “Eagle Mobile” në fjalën e tij falënderoi qytetarët e Durrësit dhe theksoi se ky çmim nuk I përket vetëm atij personalisht, po për të gjithë punonjësve të e Eagle Mobile. Nderimi i Z.Taskin nga Bashkia e qytetit të Durrësit , tregon edhe një herë se Eagle Mobile është një kompani që i kushton rëndësi të veçantë përgjegjësisë sociale dhe kontributit të dhënë për komunitetin. Në mbarim të ceremonisë në sallën e Pallatit të Kulturës të mbushur me mijëra qytetarë durrsakë u zhvillua edhe një koncert festiv. Së bashku me Z. Taskin u vlerësua edhe Drejtori i Përgjithshëm i SIGAL, z. Avni Ponari.
25 Qershor 2009