Dy studentë dhe një punonjës policie kapen me 4 kilogramë hashash
Operacioni “Kursanti” janë vënë në pranga tre të rinj dhe është sekuestruar sasia e drogës. Ishin në vëzhgim prej 1 muaji, dyshohej për bazë të shpërndarjes së drogës në Kinostudio e Kombinat
TIRANË- Policia e kryeqytetit ka arrestuar tre persona, një prej të cilëve polic, të akuzuar për trafikim lëndësh narkotike. Burime nga policia bëjnë të ditur se në kuadër të operacionit “Kursanti” janë vënë në pranga tre të rinj dhe është sekuestruar një sasi droge e dyshuar si Cannabis sattiva. Mësohet se arrestimi është bërë në kushtet e flagrancës në zonën afërsi të kryqëzimit të farmacisë Nr. 10 në Tiranë. Të arrestuarit janë Ardit Hoxha dhe Julian Plaka, të dy studentë, të moshës 21 -vjeç. Ndërsa pranë godinave të Fakultetit të Mjekësisë Tiranë, prangat iu hodhën edhe 23-vjeçarit Shkëlzen Kërçuku nga Kavaja, punonjës policie, kursant, ndërsa iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike.
Operacioni
Tiranë – Antidroga e policisë së Tiranës ka sekuestruar rreth 4 kilogram hashash ndërsa ka çuar në qeli dy studentë dhe një punonjës policie. Burime zyrtare nga policia thanë se të martën në mbrëmjes duke u gdhirë dita e mërkurë specialistët e Seksionit të Luftës kundër Drogës, pranë Policisë së Tiranës organizuan një operacion koduar “Kursanti”, i cili u finalizua me arrestimin e tre personave të akuzuar për veprat penale të “Prodhimit dhe shitje të narkotikëve”, dhe “Kultivimit të bimëve narkotike”. Sipas policisë në afërsi të kryqëzimit të Qendrës Spitalore Universitare në Tiranë, Ardit Hoxha dhe Julian Plaka, janë ndaluar nga policia ku pas një kontrolli të ushtruar ju gjetën me vete një çantë ku brenda saj ndodhej një sasi bime e dyshuar narkotike, e cila ishte e paketuar dhe me peshë 3 kilogramë e 444 gramë. Po ashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në dhomën ku akomodohej pranë godinave të Fakultetit të Mjekësisë Tiranë, studenti Shkëlzen Kërçuku, ju gjend edhe sasia prej 478.6 gramë lëndë e dyshuar Cannabis sattiva.
Hetimi
Burime policore thanë për gazetën se personat janë mbajtur në vëzhgim për më shumë se një muaj, pasi dyshohej se ekzistonte një bazë problematike e shpërndarjes së lëndëve narkotike në zonën e Kinostudios dhe Kombinatit në Tiranë. U kryen veprimet procedurale, dhe në cilësinë e provës materiale policia sekuestroi sasinë prej 3 kilogram e 919 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit “Cannabis Sattiva”, një pistoletë, një palë pranga, 4 telefona celularë, 1 armë e ftohtë thikë, si dhe 7 karta të kompanive të ndryshme. Aktualisht po vazhdon puna hetimore nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për të hetuar më tej mbi persona të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari apo asete të përfituara.
Goditet banda shqiptare e drogës, 5 në pranga, në kërkim kapoja
ITALI- Policia italiane ka vënë në pranga 5 shqiptarë, të cilët akuzohen për trafikim lëndësh narkotike e klandestinësh.
Në kuadër të operacionit “Ura e Shqiponjës” janë arrestuar shtetasit shqiptarë, Ektor Cane, Sabin Braho, Aleksandër Toshi, Arjan Gorica e Eriseld Selimaj. Burime nga policia italiane bëjnë të ditur se banda shqiptare trafikonte drogë më gomone nga Otranto në drejtim të Brindizit gjatë viteve 2005-2006. Ndërkohë dyshohet se kreu i bandës është Hamdi Budani i cili ka mundur ti shpëtojë arrestimit së bashku me 2 shqiptarë të tjerë. Arrestimet e 5 shqiptarëve janë bërë në disa zona të Italisë, ndërkohë që po punohet për kapjen e anëtarëve të tjerë të bandës. Policia italiane bën të ditur se droga e llojit marijuanë, në sasi të mëdha, transportohej nga Shqipëria në Itali përmes gomoneve të mbushura me klandestinë 3 vjet me parë. Banda ishte zbuluar nga policia e Brindizit, ndërsa mëngjesin e sotëm janë bërë 5 arrestime në qytete të ndryshme të Italisë. Policia dyshon se banda përbëhet nga 11 meshkuj, dy prej të cilëve rezultojnë të jenë në burgjet e Italisë për çështje të tjera. Shqiptarët e përfunduar në pranga ishin rezidentë në Brindizi, Novara dhe Rimini. Hetuesit bëjnë të ditur se për transportimin e drogës përdoreshin të njëjtat gomone që trafikonin klandestinë drejt Italisë.
25 Qershor 2009