E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherjana Ruci, e pesta në Botërorin e të Rinjve

Autori i Lajmit: red.
Shqipëria sërish merr vlerësim në evenimentet sportive ndërkombëtare. Kësaj here një femër është ajo që na bën të ndihemi krenarë me qenë shqiptarë .
Ka nisur në në Bukuresht të Rumanisë Kampionati Botëror i Peshëngritjes për të Rinj dhe të Reja. Në këtë veprimtari, Shqipëria merr pjesë me 3 shtangistë meshkuj dhe një femër. E para që është ngjitur në pedanin e Bukureshtit ishte Sherjana Ruci, e cila ka konkurruar të mërkurën në peshën 58 kg.
Paraqitja e peshëngritëses së re shqiptare ka qenë e kënaqshme, pasi është renditur në vendin e pestë në dygarësh. Në 3 provat e saj në stilin e shkëputjes, Ruci ka arritur në kufirin e 79 kg, duke u renditur e pesta në këtë stil. Ndërkaq, po vendin e pestë, shtangistja kuqezi ka marrë edhe në stilin e shtytjes, duke ngritur 99 kg dhe duke e mbyllur kështu dygarëshin me peshën e kombinuar prej 178 kg.
Në fakt, Sherjana ka humbur vendin e katërt për vetëm 2 kg. Ndërkaq, konkurrimi kuqezi do të vijojë me Briken Caljën, në peshën 69 kg, ndërsa më datë 19 qershor, në peshën 85 kg, do të jetë Ervis Tabaku, dhe më 20 qershor, për peshën 94 kg, Endri Karina do të mbyllë konkurrimin e kuqezinjve.

Ky lajm është publikuar: 18/06/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›