E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qëllohet 18 herë më thikë biznesmeni

Autori i Lajmit: Ornela Manjani
Roja i një konpleksi i bregderit i ka marrë jetën punëdhënësit të tij pas një sherri të çastit

Dëshmitarët: Biznesmeni nuk ka patur asnjë konflikt me rojen, por ky fundit vunate nga çegillime mendore

Një biznesmen nga Tirana, pronar i një kompleksi vilash në plazhin e Qerretit të Kavajës ka mbetur i vrarë nga roja i tij pas mesnatës të të martës. Roja, me çregullime mendore ka qëlluar 18 herë me thikë punëdhënësin e tij duke e lënë të vdekur në vend dhe më pas është larguar. Burime nga policia bëjnë të ditur se si motiv për ngjarjen e rëndë ka shërbyer një grindje e çastit mes pronarit të konpleksit të vilave dhe punëmarrësit të tij. Dëshmitarë nga vendi i ngjares dhe punonjës të tjerë të konpleksit pohuan se pronari dhe roja nuk kanë pasur asnjëherë më parë konflikt. Sipas tyre mësohet se roja i vilave vunate nga çrregullime mendore.
Ngjajra
Pronari i një kompleksi vilash në plazhin e Qerretit të Kajavës është vrarë nga roja i tij pak pas mesnatës së të martës. Policia e qarkut të Durrësit thotë se viktima Pajtim Selmanaj është qëlluar 18 herë me thika nga 46 vjecari Halil Buletini. Autori ishte banor i fshatit Qerret dhe biznesmeni nga Tirana e kishte punësuar për të ruajtur kompleksin e vilave në bregdetin e Kavajës. Sipas burimeve nga policia mësohet se viktima është dërguar menjëherë në spitalin rajonal, por për shkak të numrit të madh të plagëve, 18 goditje me thikë, 60 vjecari nga Tirana nuk ka mundur ti shpëtojë vdekjes.
Autori
Policia ka mundur të arrestojë autorin Halil Buletini, dhe bën të ditur se 45 vjecari kurohej si i sëmurë mendor. Burimet nga policia bënë të ditur se vrasjen 46 vjecari mund ta ketë kryer pikërisht në kushte të rënda të tronditjes psikike. I arrestuari është Halil Buletini, 45 vjeç, lindur në Lekaj, Kavajë dhe banues në fshatin Qerret, Golem. Ai përballet me akuzën për veprën penale të “vrasjes me paramendim”. Ndërkohë po punohet në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Kavajë, për sqarimin e rrethanave dhe motiveve të kësaj ngjarje.

Policia: Roja i sëmuar psikik
Autori i vrasjes së biznesmenti nga Tirana vuantë nga sëmundje pksikike. “ Halil Buletine e ka kryer krimin e rëndë në një gjendje të rënduar psikike, duke sqaruar se ai kurohej për depresion”- pohojnë burimet nga policia. Ndërkohë mësohet se autori i vrasjes punonte prej 8 vitesh dhe nuk mendohej se gjendja e tij mund të ishte kaq problematike, saqë të shkaktonte një akt të tillë. Tashmë autori Halil Buletini është arrestuar nga policia dhe ai vetë ka pranuar se e ka kryer krimin e rëndë, pa iu shmangur autorësisë së tij.

Ky lajm është publikuar: 18/06/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›