E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapet Sherri, vodhi 6 mije dollare me "Kallashnikov"

Artan Cena

TIRANE - Policia ka mundur te zbuloje nje vjedhje me arme te ndodhur ne dhjetor te vitit te kaluar, ku ishin grabitur 6 mije dollare. Shkelzen Sherri eshte vene ne pranga ne qytetin Lezhes, vetem 100 metra larg vendit ku u gjet e djegur makina e grabitjes se 50 milione lekeve ne qytetin e Lezhes. Policia tha se, rezulton se ne bashkepunim dhe me dy persona te tjere kane grabitur familjen e Shaqir B., ne Vaqarr. Burime zyrtare nga Policia e Tiranes kane bere te ditur se, 30-vjecari Sherri, eshte vene ne pranga gjate operacionit policor te koduar "Ura 1". Pas hetimeve disa mujore eshte bere e mundur te zbardhet nje vjedhje e me arme e ndodhur ne Vaqarr ne dhjetor te vitit 2008, ku ishin marre 6 mije dollare. Qe nga ajo dite kjo ngjarje nuk ishte zbardhur nderkohe qe, hetimet kishin vazhduar deri dy dite me pare kur eshte vene ne pranga nje nga personat e dyshuar. Gjate arrestimit, jane sekuestruar dhe disa arme dhe municione, qe 30-vjecari i mbante pa leje. Ishte Prokuroria e Tiranes, qe kishte leshuar ne ngarkim te tij, urdhrin e ndalimit pasi akuzohet se eshte autor i vjedhjes me arme te baneses ne pronesi te nje qytetari, ngjarje kjo e ndodhur me date 16 dhjetor 2008 ne Vaqarr.

Po dje, policia e kryeqytetit ka zbardhur dhe dy grabitje te tjera me arme, te bere nga disa persona te arrestuar. Eshte bere e ditur se, ne vijim te operacionit te koduar "Fenix", qe ben fjale per goditjen e nje grupi te strukturuar kriminal, ku me date 31 janar 2009 u vendosen nen pranga 8 persona, pergjate punes hetimore e procedurale u arrit te dokumentohet me prova ligjore se disa nga anetaret e ketij grupi pervec ngjarjeve te publikuara edhe me pare, kane kryer edhe dy ngjarje. Keshtu eshte zbardhur vjedhja me armen e ndodhur ne date 19 janar 2009. Ngjarja kishte te bente me vjedhjen me dhune te arkes se KESH-it ne Kamze. Gjithashtu eshte zbuluar dhe vjedhja e ndodhur ne daten 10 dhjetor 2008. Te arrestuarit e operacionit "Fenix", kane kryer vjedhjen me arme te nje marketi, te ndodhur ne rrugen "Muhamet Gjollesha", ne Tirane, ne pronesi te nje qytetari. Policia e kryeqytetit tha se, ndaj Shkelzen Sherrit jane ngritur akuzat e "vjedhjes me arme", ne bashkepunim si te dhe "mbajtjes pa leje te armeve dhe municioneve luftarake". Nderkaq qe dosja ndaj ti i ka shkuar Prokurorise se Tiranes. Gjithashtu policia tha se, eshte provuar se Sherri ne vjedhjen e mesiperme e ka kryer ne bashkepunim me tre persona te tjere, qe per arsye te hetimit nuk mund te bejme publike emrat e tyre.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›