Sherr me armë në Bllok, plagoset i riu
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30 në një nga rrugët e zonës së ish-Bllokut, e frekuentuar nga të rinjtë e shumtë. Sipas informacioneve, shkak mund të ketë qenë një grindje mes dy grupe të rinjsh e cila më pas ka degjeneruar në përplasje fizike deri në përdorimin e armëve.
Nga dëshmitarët në vendin e ngjarjes mësohet se nga sherri ka mbetur i plagosur një person, ndërkohë që të shtënat shkaktuan panik tek qytetarët e shumtë që po qarkullonin në atë moment si dhe tek banorët e zonës. Forcat e policisë mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe filluan monitorimin e zonës si dhe një ambulancë që transportoi të plagosurin në spital.
Ngjarja e mbrëmjes së djeshme vjen pak ditë pas një tjetër ngjarjeje të rëndë që ndodhi më 19 gusht po në kryeqytet. Një sherr masiv mes disa të rinjve në sheshin para lokalit të një kompleksi pallatesh në rrugën “Don Bosko” shkaktoi të paktën katër të plagosur.