E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS, kongresi i 29 gushtit, vendose per rikandidimin e Rames

Me afrimin e dates per mbledhjen e Kongresit te Jashtezakonshem me 29 gusht, drejtuesit e larte te Partise Socialiste kane filluar levizjet e tyre ne baze. Te ndare ne dy kahe, si mbeshtetes te kryesocialistit dhe ata qe nuk e mbeshtesin ate, ka filluar puna per takimin me delegatet, qe secili kah te mund te marre sa me shume mbeshtetje qe te jete e mundur. Keshtu pra, pak dite me pare ne zyren e zevendeskryetarit te Kuvendit, Ylli Bufi, jane mbledhur te pakenaqurit e kryetarit te Partise Socialiste, te cilet diskutuan mbi alternativat e mundshme per te ardhmen dhe drejtimin e selise roze. Nga ky takim, u vendos qe anetaret e kryesise, deputete dhe perkrahes te tyre, te zbrisnin ne baze per te takuar delegatet dhe per te marre mbeshtetjen e tyre per mosrikandidimin e Edi Rames per kryetar partie. Ndersa, e njejta gje ndodh edhe nga ana tjeter e perkrahesve te kryesocialistit, te cilet kerkojne dhenien e besimit nga Kongresi i Jashtezakonshem. Por me afrimin e Kongresit jane shtuar zerat, te cilat fajesojne liderin socialist dhe qe kerkojne zbatimin e statutit, i cili nuk lejon rikandidimin por doreheqjen automatike nga posti i drejtimit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›