Sherr me thika për pronën, dy të plagosur
DURRËS- Disa persona janë përleshur mes tyre pas një sherri për pronën, që përfudnoi me 2 të plagosur dhe 3 të arrestuar. Ngjarja ndodhi në Durrës,
në lagjen nr.16, kur pas një konflikti për motive pronësie shtetasi Armand Myftari në bashkëpunim me vëllanë e tij Klodjan Myftari kanë tentuar të vrasin me thikë shtetasit Xhaferr Neli, 23-vjeç, Agim Myftari, 26-vjeç, të cilët kanë mbetur të plagosur.
"Në pranga u vunë shtetasit Klodian Myftari, Bledi Çerri, Ymer Myftari"- thanë burimet policore, duke sqaruar se këta persona kanë qenë përgjegjës për plagosjen me thikë të shtetasve të sipërpërmendur.
Materialet i kanë kaluar për hetime të mëtejshme prokurorisë së rrethit. Mbi të ndaluarit rëndon akuza e "Vrasjes me paramendim mbetur ne tentative, kryer në bashkëpunim". Ndërkohë që të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.