Sherr me thika plagosen dy të rinj

Kërcënim me thikë / foto arkiv
Korçë- Dy të rinj: F.Z., 20 vjeç, dhe R.H.,18 vjeç, banorë të qytetit të Korçës mbetën të plagosur duke marrë plagë në pjesë të ndryshme të trupit nga goditja me thikë. Gjithçka ndodhi pas një konflikti për motive të dobëta që kishte lindur mes dy të sipërpërmendurve dhe dy të tjerëve: Xh.A., 21 vjeç, banues në lagjen nr.14 në Korçë dhe S.C.,16 vjeç, banues në fshatin Mborje të këtij rrethi.
Mësohet gjithashtu se pas marrjes së ndihmës së parë mjekësore dy të plagosurit rezultojnë të jenë jashtë rrezikut për jetën. Ndërkaq burimet policore bënë të ditur se ndaj 21- vjeçarit Xh.A., dhe 16-vjeçarit S.C., ka filluar procedimi për veprën penale plagosje e lehtë me dashje e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 89 e 25 të Kodit Penal. Materialet e përpiluara pritet ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme. /V.H/