Sherr mes kushërinjve, plagoset rëndë njëri me 3 plumba
DURRËS-Një person është plagosur në gjendje të rëndë pas një konflikti familjar.
Ngjarja është shënuar sot pasdite në lagjen nr 14 në Shkozet ku dy kushërinjtë Kujtim dhe Luan Nikoçi janë grindur mes tyre. Sherri mes tyre ka degjeneruar në përleshje fizike e deri në përdorimin e armës së zjarrit nga njëri prej kusherinjve. Policia konfirmon se Kujtim Nikoçi ka nxjerrë një armë dhe ka qëlluar me 3 plumba Luan Nikoçin.
Si pasojë, Luan Nikoçi është dërguar në gjendje të rëndë në spital, ndërsa policia në vendngjarje ka shoqëruar kushëririn, si autor të ngjarjes.
Po hetohet për zbardhjen e rrethanave në të cilat ka ndodhur ngjarja.
(d.b/BalkanWeb)