Vrasja ne Tirane merren ne pyetje deshmitaret okulare
TIRANE- Policia merr në pyetje në cilësinë e dëshmitarëve të ngjares personelin e lokalit ku ndodhi vrasja e 29 vjecarit Elton Lulo. Krimi ndodhi mbrëmë rreth orës 22. 00 në lokalin “Cozmos” në sheshin “Willson” te kryqëzimi i Tiranës së Re.
I riu, anëtar i komunitetit egjiptian, menaxher në pub “Apple”, që ndodhet poshtë lokalit ‘Cozmos’, ishte duke pirë kafe me Bledar Cacën, kur një person ka hyrë brenda në lokal. Autori ka qëlluar katër herë në drejtim të tavolinës së tyre, duke lënë të vrarë në vend Lulon dhe plagosur Cacën.
Të shoqëruarit, mes tyre dhe persona të tjerë që janë gjendur pranë vendit të ngjarjes në momentin kur ndodhi krimi, janë pyetur rreth ngjarjes dhe janë lënë të lirë pasi kanë dhënë dëshmitë e tyre me shkrim.
Policia ka marrë në pyetje dhe familjarët e viktimës në lidhje me ndonjë konflikt të mundshëm që mund të ketë pasur, apo nëse kanë qenë në dijeni të ndonjë kërcënimi.
Deri në orët e mbrëmjes nuk rezultonte të kishte ndonjë autor të identifikuar nga policia, ndërsa hetohet se krimi mund të ketë zanafillën në ndonjë grindje të mëparshme. Lulo kishte vetëm 10 ditë që kishte filluar punë si menaxher në pub-in ku dhe ndodhej.
Sipas policisë, viktima nuk kishte qenë skeduar më parë për implikime në krime të mundshme.
Ndërkohë, gjendja e të plagosurit në Spitalin Ushtarak konfirmohej të ishte e rëndë. Caca i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale, dhe deri në orët e vona të mbrëmjes mjekët nuk siguronin për jetën e tij.
(s.g/BalkanWeb)