E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhinasto vizitë dyditore në Bruksel

Në ditën e parë, do të pritet në takim nga z. Didier Reynders, zv. kryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme, Tregtisë me Jashtë dhe Çështjeve Evropiane të Belgjikës.

Gjithashtu, Haxhinasto do të takohet dhe me znj. Sabine de Bethune, presidente e Senatit të Belgjikës dhe me z. Jan  Van Esbroeck, deputet, kryetar i grupit të Bashkëpunimit dhe Miqësisë ndërmjet parlamentit të Belgjikës dhe Kuvendit të Shqipërisë. Dy zv/kryeministrat do të nënshkruajnë një protokoll për bashkëpunim midis dy Ministrive të Punëve të Jashtme.

Në ditën e dytë të vizitës, Haxhinasto do të marrë pjesë në seancën e parë të punimeve të “Business Forum Albanie Wallonie”, ku do të mbajë dhe një fjalim përshëndetës. Ai do të takohet me z. François Xavier de Donnea, Ministër Shteti, Kryetar i Komisionit të marrëdhënieve me Jashtë të Dhomës së Përfaqësuesve të Belgjikës. Gjatë vizitës së tij në Bruksel, shefi i diplomacisë shqiptare do të pritet në një takim nga z.Martin Shulz, President i Parlamentit Evropian. /Start/

                                                                                             2012-06-04 11:25
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›