E Diel, 1 Nëntor 2026

Sherr në Gjykatën e Tiranës, kreu i bashkisë së Kukësit godet me karrige paditësin

Gazeta Shqip

Gjykata e Tiranes

Kreu i Bashkisë Kukës, Hasan Halilaj, ka goditur me karrige një person, brenda ambienteve të Gjykatës së Tiranës. Incidenti ka ndodhur rreth orës 14:00, në zyrën e gjyqtares Rezarta Balliu (Vigani).

Mësohet se kryebashkiaku Halilaj është thirrur në gjykatë për shkak të një padie të ngritur nga Muhamet Dalaci, i cili pretendon se Bashkia dhe Drejtoria Arsimore Kukës, i ka shkaktuar dëm të pronësisë intelektuale.

Gjatë seancës gjyqësore, pasi ka dëgjuar pretendimet e Dalacit, zyrtari e ka goditur me karrige në kokë, duke i shkaktuar dëmtime në fytyrë. Pasi është shoqëruar në spital ku ka marrë mjekimet e para, Dalaci ka bërë denoncimin në Komisariatin numër 2 të kryeqytetit.

20 shtator 2012 (gazeta-Shqip.com)

Sherr në Gjykatën e Tiranës, kreu i bashkisë së Kukësit godet me karrige paditësin burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›