E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirane-Elbasan 26 firma ne gare per tenderin 15.4 mld leke

TIRAN- Perfundoi dje faza e pare e tenderit per ndertimin e tunelit te Kerrabes pjese e rruges Elbasan-Tirane. Kompanite kane dhene ofertat e tyre duke dokumentacionin e kerkuar nga autoritetet i cili me pas do te merret ne shqyrtim per ti kualifikuar ato ne fazen tjeter.


Mesohet se ne tender kane marre pjese plot 26 kompani te cilat do te garojne me njera tjetren per ndertimin e nje nga veprave me te rendesishme ne vend nisur edhe nga fondi qe eshte percaktuar per te rreth 15.4 miliarde leke.


Shpallja e fituesit do te behet ne javet ne zhvillim ndersa pas shprehjes se interesit dhe dorezimit te dokumentacionit tekniko-ligjor autoritetet do te ndermarrin vleresimin e ofertave ato qe do te konsiderohen ne perputhje me kriteret e percaktuara paraprakisht do te kualifikohen per nje faze te dyte. Pritet qe kompanite qe do te kualifikohen ne kete faze te shpallen ne nje afat kohor prej rreth nje jave.


Tuneli me gjatesi totale prej 4.3 kilometrash te dy tubat eshte parashikuar qe te kushtoje rreth 15.4 miliarde leke dhe duhet te perfundoje brenda nje afati prej 18 muajsh nga data e shpalljes se fituesit.


Nje pjese e kompanive pjesemarrese ne tender nuk jane emra te panjohur per autoritetet dhe publikun shqiptar. Permendim ketu amerikanet e Bechtel te cilet ne bashkepunim me turqit e Enkas sapo kane perfunduar rrugen Rreshen-Kalimash perfshire edhe tunelin e Thirres.


Projekt i cili sipas shifrave zyrtare i kushtoi shtetit shqiptar rreth 800 milione euro. Pjesemarres ne tender mesohet te kete qene edhe kompania Alpine Mayereder e cila eshte duke kryer punimet ne rrugen Levan-Vlore. E njejta kompani ka ndertuar edhe mbikalimin e Kamzes.


Po ashtu ne listen e pjesemarresve ne tender figurojne edhe italianet e kompanise Todini S.p.A si dhe austriaket e Strabag. Te dyja keto kompani kane shprehur interes per nje pjese te mire te projekteve me ne ze qe jane shpallur nga qeveria gjate viteve te fundit sic eshte boshti i Jugut.


Shqyrtimi i dokumentacionit te dorezuar dje nga kompanite ka te beje me verifikimin e te dhenave te ofruara nese jane ne perputhje me kushtet e vendosura paraprakisht nga Drejtoria e Pergjithshme e Rrugeve ne momentin e shpalljes se tenderit per tunelin e Kerrabes. Ne perfundim te tenderit pritet te shpallet fituese oferta me e ulet nderkohe qe thelbesore ne kualifikimin e kompanise jane edhe nje mori kushtesh te tjera financiare dhe teknike.


Keshtu kompania pjesemarrese duhet qe te kete nje xhiro mesatare vjetore pergjate viteve 2007 2008 dhe 2009 prej 150 milione dollaresh si dhe te kete ndertuar vepra te ngjashme pergjate tre viteve te fundit me nje vlere totale prej rreth 300 milione dollaresh.


Po ashtu kriter thelbesor qe do te merret parasysh eshte edhe vertetimi se kompania ka ne emer te saj nje vlere prej rreth 75 milione dollaresh. Autoritetet do te kene parasysh qe nder ofertat qe do te merren ne konsiderate te shmangin ato qe jane anomalisht te uleta.


Per sa i perket kushteve teknike kompania duhet te siguroje makineri te nje teknologjie te avancuar ndersa duhet qe brenda gjashtemujorit te pare pas fitimit te tenderit te punesoje jo me pak se 500 punetore.


Te dhenat e rruges Elbasan-Tirane

Gjatesia 31.1 km
Gjatesia e dy tuneleve 4.3 km
Kosto totale 36 mld leke
Kosto tunelit 15.4 mld leke
Mbikalime 7
Nenkalime 4
Shpejtesia e projektuar 100-120 km/h
Gjeresia e nje vije kalimi 3.75 metra
Kohezgjatja e punimeve 18 muaj


Kushtet

Kompania duhet te kete nje xhiro mesatare vjetore pergjate viteve 2007 2008 dhe 2009 prej 150 milione dollaresh
Kompania te kete ndertuar vepra te ngjashme pergjate tre viteve te fundit me nje vlere totale prej rreth 300 milione dollaresh
Kompania duhet te punesoje brenda gjashte muajve te pare pas fitimit te tenderit te punesoje 500 punonjes
Fiton oferta me e ulet


Më shumë nga Politika

Të gjitha ›