E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pame mbreme kryeministrin.

Bashkimi Evropian i dha dje nje pergjigje thelbesore krizes politike ne Shqiperi dhe kapjes se institucioneve duke i kerkuar drejtesise shqiptare te marre persiper vete hetimin dhe gjykimin e skandalit korruptiv te ciftit Meta- Berisha qe po fut vendin ne nje krize te pashembullt politike dhe ndoshta ne ditet ne vijim dhe sociale.


Pergjigja i eshte adresuar e konsultuar dhe diplomacise amerikane te cilen linja politike e drejtesise ne Shqiperi po perpiqet ta keqperdore si alibi per ti ikur pergjegjesise se gjykimit.

Thelbi i kerkeses se Bashkimit Evropian i cili ka mbajtur qendrimet me te kthjelleta qe nga dita e pare e ketij skandali eshte qe institucionet e shtetit tone te japin prova te pavaresise se tyre dhe te pergjegjshmerise ndaj publikut.


Ne nje fare menyre tashme nen gjykim dhe nen akuze nuk eshte vetem Berisha dhe Meta por mbi te gjitha dhe drejtesia shqiptare e cila po tenton ti ike kesaj prove per shkak te kapjes nga politika.


Pergjigja nga Brukseli erdhi ne nje moment kur Kuvendi i Shqiperise ishte kthyer ne nje ore eksperimentale per studentet e mjekesise qe duhet te shikojne nga afer nje njeri me simptoma te qarta semundjeje mendore.


Kryeministri i vendit ne nje situate te pakendshme per ta pare edhe si kundershtar degradoi ne nje fjalor vulgar dhe gjendje te renduar psikike duke i humbur perfundimisht kuptimin debatit publik parlamentarizmit dhe nevojes per transparence ne vendin ku formalisht duhet te ishte tempulli i demokracise.

Ai thjesht na kujtoi te gjitheve se fati jone nuk mund ti besohet me atij. Na kujtoi se nese duam te jetojme qofte dhe nje dite normalisht si njerez ne kete vend duhet te marrim vete ne dore fatin tone.


Njesoj si drejtesia shqiptare e cila eshte e denuar ta zgjidh vete ceshtjen qe ka me pafuqine e saj per te ndeshkuar hajdutet ne politike ashtu dhe qytetaret shqiptare prej dje pasdite jane te denuar ta zgjidhin vet fatin e tyre te dhunuar nga politika zyrtare.


Nuk besoj se gjej ndonje shqiptar qe te kete pare dje ate qe formalisht mban postin e kryeministrit te vendit tim dhe ti besoje atij prej sot e tutje fatin e vet apo familjes se vet. Bile dhe nese ka ndonje te indoktrinuar qe mund tia besoje duhet te aplikohet diskriminimi pozitiv duke ja hequr te drejten qe fatin e tij ta lere ne dore te Sali Berishes.


Problemi i fundit delikat ne kete situate eshte opozita. Bashke me Berishen ka dale dhe ajo jashte loje pasi ajo nuk mund te kryeje me funksionet e saj politike ne nje Kuvend ku nuk prodhohet politike por receta mjekesore.


Ka shume arsyetime se cfare mund te beje ajo per ta ndalur kete gjendje te cilat fillojne nga braktisja e Kuvendit e deri tek braktisja e zgjedhjeve. Une mendoj te beje te kunderten. Opozita duhet tia bej Sali Berishes te padurueshem parlamentin. Ajo jo vetem qe duhet te shkoj cdo seance aty por cdo seance duhet te perdor afersine fizike me Sali Berishen per tia bere atij te mundur te ekspozohet para shqiptareve si dje ashtu i degraduar dhe i rrjedhur.


Nese opozita do qe shqiptaret te ngrihen per tia bere te pamundur vazhdimin e mandatit qeverise Berisha ata duhet te provojne ne Kuvend se jane ne gjendje tia bejne te padurueshme Sali Berishes pranine e tyre dhe ta nxjerrin para shqiptareve ashtu si dje... te rrjedhur.


Vetem kjo mund te prodhoje ne shoqeri nje vetedije te larte qe ai duhet mbyllur ne qeli jo vetem si hajdut por dhe si nje njeri shoqerisht i rrezikshem per shkak te degradimit mendor.


Ashtu si ne qytetaret qe duhet te marrim vet ne dore tone fatin e femijeve tane ashtu si drejtesia duhet te marre vete ne dore te saj pergjegjesine per te dhene drejtesi ashtu dhe opozita duhet te marre ne dore te saj fatin e parlamentit duke e bere ate nje ekspozite te degradimit qeveritar ku derdhen perrenjte psikike te Sali Berishes. Parlamentarizmi merr kuptim kur palet vihen perballe njera- tjetres dhe importojne atje debatin dhe tensionin qe verehet ne shoqeri.


Nese nje zonje shqiptare do ta ndeshe ne rruge Sali Berishen pasi e ka degjuar te flas ashtu ne Kuvend mund te heq kepucen dhe ta qelloj. Nese nje burre shqiptar do ta ndeshe ne rruge Sali Berishen te flase ashtu per femijet mund ta ndeshkoje.


Le ta bejne kete ato burra dhe gra te opozites qe mandati i deputetit i ka denuar te jene dhe fizikisht afer Sali Berishes. Jemi te denuar te bejme cdo gje vete. Sidomos fatin tone. Edhe sikur te mos kishim pare dhe degjuar asnje kasete pame mbreme kryeministrin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›