E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turizmi, shqiptarët preferojnë Jonin dhe Adriatikun

Shqiptarët këtë verë duket se po preferojnë më shumë bregdetin tonë, sesa shtegëtimet drejt vendeve të tjera. Operatorët turistikë konstatojnë këtë sezon veror një rënie të flukseve turistike të pushuesve jashtë vendit, si me flturime charter ashtu edhe drejt destinacioneve të afërta. Rënia përllogaritet deri në 20 për qind krahasuar me verën e kaluar dhe si shkak mendohet të jenë efektet post zgjedhore.
Sadik Malaj Kryetar i Unionit të operatorëve turistikë “Kemi verejtur rëenie si për chartera dhe për udhëtimet në rrugë tokësore me 15-20 përqind. Administrata që është kategoria kryesore që rezervon me agjencitë për shkak të zgjedhjeve dhe oblgimeve për të punuar gjatë verës nuk ka marrë lejen.”
As tërheqja me anë të çmimeve përgjithësisht më të lira këtë verë për paketat turistike për jashtë vendit, ndikuar nga kriza ekonomike, nuk ka nxitur shqiptarët të rezervojnë për pushime. Megjithatë, operatorët turistikë thonë se pushuesit shqiptarë zakonisht e vendosin në çastet e fundit, çka të le të mendosh për një shtim të fluksit gjatë muajit gusht.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›