Euro shënon rënie, shkak zgjedhjet

Monedha europiane, euro
Investitorët duken të frikësur për të ardhmen e masave shtrënguese të vendosura në Europë për të luftuar kundër krizës së borxhit.
Euro ra sot në tregjet aziatike pas dështimit të partive në pushtet gjatë zgjedhjeve në Francë dhe në Greqi dhe investitorët u shprehen të shqetësuar për rrezikimin e politikave shtrënguese në Evropë.
Në orën 07:15 lokale në Tokio, dje 22:15, euro u vlerësua me 1,3004 dollarë kundrejt 1,3082 dollarë të premten në orën 21:00 (ora zyrtare), në New York.
Monedha vlente 103,67 jen sot në Tokio kundrejt 104,46 jenë të premten në New York.
Investitorët duken të frikësuar për të ardhmen e masave shtrënguese të vendosura në Europë për të luftuar kundër krizës së borxhit.
Në Francë, François Hollande u bë presidenti i parë socialist pas 17 vjetësh gjatë një votimi sanskionues kundrejt konservatorit në ikje, Nikolas Sarkozy, të cilit ai i dha menjëherë një përmasë riorientimi për politikën evropiane. /Hermes news/
Përgatiti: E.L