E Diel, 1 Nëntor 2026

Sherr ne familje djali adoleshent plagos rende me thike babane



Artan CENA
ELBASAN - Nje adoleshent per pak i ka marre jeten babait te tij pas nje zenke ne familje. Ngjarja e rende ka ndodhur ne qytetin e Elbasanit ku M. Dani 43 vjec ka mbetur i plagosur nga djali i tij 15 vjec. Burime zyrtare nga policia lokale thane se kane shpallur ne kerkim te riun nderkohe qe i plagosuri eshte derguar ne Spitalin Ushtarak ku do ti nenshtrohet nje mjekimi me te specializuar. Policia tha se gjendja e 43-vjecarit eshte e rende si pasoje e plageve qe ka marre nga thika qe mbahej ne dore nga i djali i tij. Adoleshenti eshte shpallur ne kerkim nga policia pasi ai eshte larguar menjehere nga vendi i ngjarjes.
NGJARJA
E gjithe ngjarja ka ndodhur mbremjen e dy diteve me pare. 43-vjecari ka pasur nje debat te ashper me djalin e tij per shkaqe ende te panjohura. Sherri mes babe e bir ka ndodhur ne banesen e tyre. Sic kane bere te ditur burime policore ngjarja ne fjale ka ndodhur kur 43-vjecari ka qene duke i kerkuar llogari te birit per veprimet e tij. Por 15-vjecari nuk ka pranuar kritikat e babait dhe i eshte kunderpergjigjur. Ne nje moment adoleshenti me inicialet B. D. ka qelluar me thike te atin duke i dhene disa goditje ne pjese te ndryshme te trupit. Ne kete moment kane nderhyre dhe familjaret e tjere te cilet e kane larguar adoleshentin. Menjehere 43-vjecari Dani eshte derguar ne Spitalin kirurgjik te Elbasanit ku ka marre dhe ndihmen e pare mjekesore. Por gjendja e rende e tij i ka detyruara ata qe ta nisin ne drejtim te Spitalit Ushtarak ne Tirane.
POLICIA
Kur i plagosuri ka mberritur ne spitalin rajonal menjehere eshte njoftuar dhe policia. Kjo e fundit ka shkuar ne shtepine ku ka ndodhur ngjarja ne lagjen Aqif Pasha dhe ka nisur menjehere hetimet. Nga deshmite e marra nga familjaret eshte mesuar se ngjarja ka ndodhur pas nje zenke mes babait dhe adoleshentit. Familjaret kane treguar per policine se sherri kishte nisur pasi babai i kishte kerkuar llogari te birit. Pas kesaj ngjarjeje policia ka shpallur ne kerkim 15-vjecarin B. Dani. si autor te plagosjes se babait. Ai pasi kishte kryer krimin ishte larguar menjehere nga banesa e tij. Familjaret nuk kane mundur ti japin policise nje adrese te sakte te tij. Uniformat blu kane marre nje foto te adoleshentit dhe e kane shperndare ne drejtorite fqinje te policise me qellim kapjen e tij.

Tenton ti jape fund jetes policia shpeton nga mbytja nje grua

TEPELENE - Nje grua eshte shpetuar dje ne Tepelene duke u nxjerre nga uji i lumit ku ishte hedhur me qellim ti jepte fund jetes. Lajmi eshte bere i ditur nga burime te Policise se Gjirokastres. Kjo e fundit tha se efektivet e Komisariatit te Tepelenes i kane shpetuar jeten nje gruaje qe tentoi te vetembytej ne lumin Vjose. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 12 te dites se djeshme. Ne kete ore policia eshte njoftuar me ane te nje telefonate nga nje kalimtare. Telefonuesja i ka treguar policise se nje grua ishte hedhur nga ura e Becishtit poshte kalase se Tepelenes ne lumin Vjose per tu vetembytur. Ne vendin e ngjarjes kane shkuar forca te shumta te policise dhe disa efektive jane futur ne lum dhe kane bere te mundur nxjerrjen nga uji te gruas me inicialet A. G. 31 vjece e martuar me nje femije nga Tepelena. Menjehere ajo eshte transportuar ne Spitalin e Tepelenes ku pas marrjes se ndihmes se pare mjekesore ka dale nga rreziku per jeten. Nga veprimet e para procedurale ne prani te psikologes si dhe nga deklarimet e familjareve te saj kjo shtetase kishte disa dite qe vuante nga depresioni dhe ky eshte shkaku qe u hodh ne lumin Vjose per tu mbytur.

1 Tetor 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›