Protesta per pronat banoret e Orikumit perplasen me policine
VLORE - Banoret e Orikumit kane protestuar serish dje per ceshtjen e pronesise. Paraditen e djeshme banore te Orikumit dhe te zonave perreth jane mbledhur para Bashkise dhe kane tentuar te bllokonin punen e institucionit si kercenim per zgjidhjen e pronesise se tyre. Policia nuk i ka lejuar duke krijuar keshtu edhe perplasje fizike midis tyre. Ne proteste jane perfshire edhe banoret e fshatit Dukat. Me parulla ne duar dhe thirrje per njohjen e pronave te tyre banoret kerkojne mbajtjen e premtimeve per njohjen ligjore te pronesise. Gjithcka me banoret e Orikumit ka nisur ne fillim te ketij viti. 400 familjet qe dikur kane punuar per ndermarrjen bujqesore Rinia kane perfituar ne baze te Ligjit 7501 siperfaqe toke te cilat i kane punuar dhe shume prej tyre vazhdojne ti punojne. Por ne fillim te ketij viti ne tokat qe ata i kane me akt perdorimi kane filluar ndertimet nga ana e personave qe kane marre letrat e pronesise. Nje gje e tille ka bere qe te gjithe banoret tu druhen ketyre vendimeve duke u mbledhur ne protesta te shumta por pa asnje reagim. Megjithese kryetari i Bashkise se Orikumit u ka dhene te drejte asgje nuk eshte bere per zgjidhjen e ketij problemi.
Kohe me pare pati edhe nje perplasje fizike mes policise dhe banoreve per nje ndertim qe po kryhej dhe i cili eshte pezulluar. Krere te Bashkise kane pohuar se ne Orikum ka shume toka qe jane me 2 apo 3 pronare megjithate presin qe Parlamenti ti jape nje zgjidhje situates permes ligjeve.
1 Tetor 2010