Sherr ne komision per shkarkimin e Spahiut
19/01/2012 Mazhoranca miratoi dje nisjen e procedurave për hetimin e Spahiut. PS braktis votimin
Në një klimë nervozizmi, deputetët e mazhorancës në Komisionin e Ligjeve votuan dje nisjen e procedurave për shkarkimin e Kreshnik Spahiut nga posti i nënkryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Seanca dëgjimore nisi me leximin e relacionit për kërkesën e 33 deputetëve të PD-së, që kërkojnë ngritjen e një komisioni hetimor ndaj Spahiut, nga relatori i çështjes Viktor Gumi. Sipas Gumit, “kërkesa përmban në mënyrë të detajuar shkaqet dhe arsyet që përbëjnë të dhënat e mjaftueshme që duhet të investojnë Kuvendin e Shqipërisë për të marrë vendimin përkatës për shkarkimin nga detyra për shkak të sjelljeve dhe akteve që diskreditojnë rëndë pozitën institucionale dhe kushtetuese të zotit Spahiu”, - tha Gumi. Por vetëmbrojtja e Spahiut zgjati vetëm pak minuta, pasi kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ilir Rusmali, nuk e la ta përfundonte atë me argumentin se Spahiu nuk iu përmbajt çështjes për të cilën ishte thirrur para Komisionit. “Së pari, dua ti bëj me dije Komisionit të Ligjeve të Kuvendit se në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë në asnjë rast nuk parashikohet shkarkimi i zëvendëskryetarit të KLD-së, por edhe i anëtarit të KLD-së. Në nenet e Kushtetutës nuk parashikohen shkarkimet”, - tha Spahiu. Kaq ka mjaftuar që Rusmali, ta ndërpresë atë, duke i kërkuar të mos futej në thelbin e diskutimit për shkeljet e pretenduara nga demokratët, por për formalitetin e kërkesës, siç parashikon rregullorja. “Unë të thirra për procedurën dhe, nëse flet për procedurën, je i mirëpritur. Nëse kalon në substancën e gjësë, unë po fiksoj në procesverbalin e Komisioni vërejtjen e parë që unë si kryetar ju jap juve. Prandaj mos dilni nga rendi i ditës, përqendrohuni te pjesa procedurale. Do të kesh mundësi pa fund kur të ngrihet komisioni hetimor”, – iu drejtua Rusmali Spahiut. Por debati mes tyre ka përfunduar brenda pak çastesh, në tentativën e dytë të Spahiut për të dhënë shpjegime, por me të njëjtat arsye kreu i Ligjeve kërkoi largimin nga salla të zëvendëskryetarit të KLD-së Spahiu. Në përfundim të seancës deputetët e opozitës nuk pranuan të merrnin pjesë në votimin e djeshëm për ngritjen e komisionit hetimor ndaj Spahiut.
Opozita refuzon të jetë pjesë e komisionit “Spahiu”
PS, Peza: Sot pamë kuçedrën teksa ha bijtë e saj
Shkarkimi i Spahiut është konsideruar dje nga opozita si “prerje kokash” brenda ish-eksponentëve të saj, që nuk synon aspak të korrigjojë sistemin e drejtësisë. Nënkryetari i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj, tha se mazhoranca ndihet e kërcënuar nga projekti politik i Kreshnik Spahiut. “Nuk e kemi zgjedhur ne Spahiun si anëtar të KLD-së, e keni zgjedhur ju. Të mos harrojmë se deri dje njërën e quanit Silvia Konti e drejtësisë shqiptare”, sot e quani lavire bulevardi; deri dje e quanit personalitet të shquar të politikës dhe të Partisë Demokratike, sot e quani horr bulevardi; dje Spahiu ishte luftëtar i madh kundër korrupsionit, pastaj u bë juristi i shquar që drejton drejtësinë shqiptare, ndërsa sot është sharlatani, faqeziu. Ne nuk mund të jemi pjesë e kësaj farse, e interesave të sotme dhe të nesërme politike. Ajo që ju komlekson ju është e djeshmja e Kreshnik Spahiut, është e sotmja e Kreshnik Spahiut dhe për më tepër e nesërmja e Kreshnik Spahiut”, - tha Xhafaj. Ndërsa deputeti tjetër socialist Dashamir Peza në fjalën e tij u shpreh se “sot ishim dëshmitarë se si kuçedra ha bijtë e saj”.
Debati Spahiu-Rusmaili
Spahiu - Së pari dua ti bëj me dije Komisionit të Ligjeve të Kuvendit se në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë në asnjë rast nuk parashikohet shkarkimi i zëvendëskryetarit të KLD-së, por edhe i anëtarit të KLD-së. Në nenet e Kushtetutës nuk parashikohen shkarkimet
Rusmali – Zoti Spahiu, ju lutem.
Spahiu - Mos më ndërprisni fjalën, ju lutem.
Rusmali - Zoti Spahiu...
Spahiu - Të lutem mos më ndërprisni, më keni thirrur për të më dëgjuar.
Rusmali - Zoti Spahiu, mbledhjet e komisionit tim i drejtoj unë, mbledhjet e komisionit tënd nuk di kush i drejton, por, me sa duket, nuk i njihke rregullat, që të lejokan që ti të sillesh me harbutëri në forume. Nuk të lejoj që të dalësh jashtë rendit të ditës në një mbledhje që ka rend dite të caktuar. Prandaj mos dilni nga rendi i ditës, përqendrohuni te pjesa procedurale. Do të kesh mundësë pa fund kur të ngrihet komisioni hetimor
Xhafaj - Për procedurë, e para njëherë dëshiroj të bëj një vërejtje. Si të hyjë në substancë, si të mos hyjë, zoti Spahiu, këtij komisioni si lejohet të bëjë gjyqe. Ky komision edhe për substancë smund të bëjë gjyqe, se smund të jetë...
Rusmali – Pikërisht!
Xhafaj - Por mos ma mbyll mua mikrofonin! E dyta, se çfarë keni ju me të, është puna juaj. Ne si opozitë jemi thjesht për të dëgjuar procesin, për të dëgjuar edhe personin dhe të themi se çfarë mendojmë edhe për qasjen tuaj. Ne kemi detyrimin që ti japim mundësi zotërisë, në cilësinë e personit që është thirrur në komision, të shprehet. Këtë sia heqim ne. Ai mund të mos flasë atë që i përket këtij komisioni, nuk është në të mirën e tij. Pastaj le të vendosë Komisioni...
Rusmali - Zoti Spahiu të fokusohet në këtë çështje. Nëse ka konferencë shtypi, ta japë jashtë ambienteve të këtij Kuvendi. Kjo seancë komisioni nuk mund të shndërrohet në konferencë shtypi, se del jashtë rendit.
Spahiu – Po, por vetëm me dy kushte: e para, të mos e vendosësh Komisionin e Ligjeve në kushtet e presioneve dhe mua në seancë dëgjimore të më ushtrosh presion pastaj; dhe e dyta, mos më hiq mikrofonin.
Rusmali – Ore!...
Spahiu - Të lutem mos më hiq mikrofonin!
Rusmali – Ore, unë të heq ty dhe!…
Spahiu - Të lutem mos më hiq mikrofonin, kam të drejtën e fjalës!
Rusmali - Të nderuar kolegë, pesë minuta pushim, sa të largohet pak zoti Spahiu!
Spahiu – Ahh!
Rusmali – Largohu, hajde!
Spahiu - Keni një vit që ushtroni presion, por harrojeni se me presion do të më hiqni mua nga detyra!
Gent Strazimiri – Largohu!
Spahiu - Me presion kurrë, harrojeni!
Rusmali – Përjashta! Garda ta nxjerrë jashtë!
Spahiu - Ti ke një vit me ato vendime ligjesh që merr duke cenuar integritetin e këtij vendi, harrojeni se me presion!
Rusmali – Mirë, meqenëse zotëria u largua, ne mund të vazhdojnë diskutimin tonë.
DEKLARATE PËR SHTYP E
ZËVENDËSKRYETARIT TË KËSHILLIT TË LARTË TË DREJTËSISË
KRESHNIK SPAHIU
Sot i ftuar nga Komisioni i Ligjeve në Kuvendin e Shqipërisë lidhur me seancën degjimore për ngritjen e komisionit hetimor për shkarkimin tim, sic e pate ju dhe të gjithë shqiptarët unë iu përgjigja pozitivisht kësaj ftese duke respektuar institucionin dhe Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.
Ndryshe nga unë në atë komision kryetari i saj vendosi të më mohonte të drejtën e fjalës dhe argumimit tim që kisha përgatitur për këtë seancë dëgjimore në Komisionin për Cështjet Ligjore. Sapo nisa të mbaja fjalën time kreu i komisionit më ndërpreu, duke ushtuar presion të hapur me qëllim shantazhimin e personit tim që unë të mos argumentoja apo relatoja sa i përkët kërkesës së 33 deputeteve të mazhorancës parlamentare për shkarkimin nga detyra ku unë prej më shumë se katër vitesh ushtroj.
Ata kanë frikë nga e vërteta dhe për këto arsye i shmangen debatit dhe vetëm shajnë e denigrojnë, ata kanë humbur gjithshka dhe kanë frikë nga e nesërmja. Arroganca politike e përdorur, jo ndaj meje, por ndaj një titullari të lartë të shtetit shqiptar ishte evidente, deri në anomali logjike ku u thirrën rojet e sigurë për të nxjerr përjasht Zëvëndëskryetarin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Kjo sigurisht është një ngjarjë shumë e rëndë dhe e paprecedentë në historinë e parlamentarizmit dhe të drejtësisë e cila tashmë ndodhet në udhëkryqin më të madh, nën presionin dhe sulmin më frontal se kurrë më pare.
Por nuk dua të merrem me këtë çështje por dua tani përpara jush të lexoj pikërisht atë që unë kisha përgatitur për tia adresuar anëtarëve të Komsionit Kuvendor për Cështjet Ligjore të cilën nën presion dhe arrogancë mu ndalua ta bëj.
Në lidhje me kërkesën e grupit prej 33 deputetësh me objekt nisjen e procedurës së shkarkimit nga detyra e Zëvendëskryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë me argumentimin se: ka kryer akte dhe sjellje që diskretitojnë rëndë pozitën dhe postin e lartë kushtetues të zëvendëskryetarit të KLD në bazë të nenit 147/1 të Kushtetutës dhe vendimtit 75 datë 19.04.2002 të Gjykatës Kushtetuese dhe “Nenin 114 të rregullores së Kuvendit”, në detyren e Zëvendëskryetarit të KLD parashtroj përpara jush argumentat e mia praraprake duke theksuar se ngritja e këtij komisioni është e pabazuar nga pikpamja kushtetuese, proceduriale dhe materiale për arsyet si vijon më poshtë:
Në Kushtetuten e Republikës së Shqipërisë në asnjë rast nuk parashikohet shkarkimi I Zëvendëskryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe as i anetarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
Nenet e Kushtetutës për të cilat Kuvendi ngre komision hetimor për shkarkimin e zyrtarëve të larte janë të parashikuar: neni 62 Avokati i Popullit, neni 73 deputetët, 90/2 Presidenti i Republikëa, neni 128 anëtari i Gjykatës Kushtetuese, neni 149 Prokurori I Përgjithshëm dhe neni 162 Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit. Pra, në asnjë rast dhe në asnje nen nuk flitet për zëvendëskryetarin e KLD apo anëtarin e KLD.
Shkaku në bazë të cilit është kërkuar nisja e procedura të shkarkimit nuk përbën një shkak të parashikuar në Kushtetutë ashtu si kërkon “Neni 114/1 i Rregullores së Kuvendit. Argumentimi për shkarkim duke supozuar se ka kryer akte e sjelleje që diskretitojnë rëndë pozitën dhe postin e lartë kushtetues të zëvendëskrytearit te KLD nuk ekziston në Kushtetutë dhe është i sajuar pasi një koncept i tillë ligjor ekziston vetëm për pozitën e gjyqtarit. Është pikërisht kësaj të fundit që i referohet edhe vendimi numër 75 datë 19/04/2002 i Gjykatës Kushtetuese. Ndërmjet këtyre dy pozitave nuk ka asnjë barazi as ligjiore dhe as faktike, e për rrjedhoje nuk mund të interpretohen në funksion të njëra-tjetrës.
Në referencë të ligjit 8811 datë 17/05/2001 për “Organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, neni 5 ka të parashikuar papajtueshmërinë e anëtarit të KLD lidhur shprehimisht me: Ushtrimin e detyrës së prokurorit, anëtarit të organeve drejtuese të partive politike, ushtrimit të avokatisë në gjykatat e shkallës së parë dhe apelit.
Ligji për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Neni 7 thotë:”Mbarimi i mandatit bëhet kur vërtetohet një nga papajtueshmëritë e parashikuara në neni 5, dhe kjo mbetet një procedurë që duhet vërtetuar vetëm nga Këshillit i Lartë i Drejtëisë i cili deklaron mbarimin e mandatit para afatit.
Prej mëse një viti në ushtrimin e detyrës së Zëvendëskryetarit të KLD më është dashur të denoncoj disa mijëra vendime gjyqsore të cilat binin ndesh me parimet kushtetuese për shkak të legjislacionit, për shkak te ligjit të miratuar nga ky parlament në kundershtim të hapur me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Me vendim të gjykatës Kushtetuese u legjitimua e drejta e denoncimeve për këtë fenomen dhe u provua qartë se ky kuvend kishte cënuar rëndë identitetin dhe integritetin kombëtar.
Është detyrim i cdo drejtuesi institucioni ta përfshijë institucionin në një frymë patriotike, pasi patriotizmi nuk është lëvizje politike por frymë e cila duhet të mbisundoje gjithë funksionimin e shtetit dhe institucioneve.
Është i paprecedentë në 100 vite të shtetit shqiptar, që nga 28 Nentori i 1912, që për shkak të ndjenjave patriotike të persekutohet politikisht titullari i nje institucioni të lartë shtetëror.
Kërkesa e vazhdueshme e Kryeministrit në presion të hapur publik dhe politik ndaj meje është rasti i paprecedentë për sistemin parlamentar dhe demokratik, dhe një dhunim i hapur ku një pushtet kërkon të vendosë në kontroll politik pushtetin tjeter.
Pas skandalit të organiozuar dhe inskenuar nga qeveria dhe deputetët e partisë demokratike në ambientet e Kuvendin të Shqipërisë duke dhunuar institucionin ligjvënës, duke e trajtuar atë si pronë privatë të trashëguar, por dhe duke cënuar rëndë autoritetin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë vendosa të distancohem nga këto nisma të dhunshme antiligjore dhe kushtetuese duke deklaruar përpara jush dhe mbare opinionit publik së nuk do të marr pjesë kurrë më në punimet e këtij komisioni apo dhe të komisionit hetimor që do të ngrihet në kushtë antiligjore dhe antikushtetuese. Kur ky pushtet nuk dëgjon dhe respekton zerin dhe fjalën e një titullari institucioni kushtetues imagjinoni se si sillen me qyetetarët e këtij vendi.
Unë tashmë prej ditës së sotme do ti drejtohet gjykatës Kushtetuese me një kërkesë zyrtare për të vleresuar kushtetueshmërinë e komisionit që propozohet të ngrihet për shkarkimin tim, i cili sigurisht me arrogancë do të bëjë të pamundurën për tia arritur qëllimit, duke shkelur, përdhosur dhe denigruar rënde imazhin e Shqipërisë në sytë e ndërkombëtarëve, duke rrënuar dhe futur në llogoret e kontrollit të pushtetit qëndror sistemin e drejtësisë, duke bërë si rëndomtë jemi mësuar të shohim rolin e të fortit me themelet e shtetit të së drejtës.
Në një shtet në të cilin qeveria është në luftë më të gjithë institucionet arma e vetme për ta luftuar për momentin është gjykata kushtetuese si arbitri për të ndëlur këtë arbitraritat i egër dhe primitiv nga pushteti legjislativ.
Sot po përballemi me një diktaturë modern ku fatkeqësisht sistemi I frikës ka cënuar lirinë e qytetarëve dhe institucioneve. Është koha të ndalim këtë system ikuzicioni I cili nuk ndodh në asnjë sistemet parlamentare.