Deputetet e PS-se leter Berishes Naco na injoron
Ne mungese te pergjigjes nga ministri i Ekonomise Nasip Naco per disa pyetje qe lidheshin me situaten ne minieren e Bulqizes deputetet socialiste i drejtohen me nje leter Kryeministrit Sali Berisha. Letra e deputeteve socialiste nis me rikujtimin Kryeministrit Berisha se minatoret vazhdojne te vdesin tuneleve te minierave te trajtuar si skllever nderkohe qe miliona euro perfitime shkojne ne xhepat e shfrytezuesve qe shtojne pasurine e tyre. Ndaj nisur nga keto rrethana dhe ne ushtrim te detyres sone si deputete ne Kuvendin e Shqiperise ne i drejtuam disa pyetje te detajuara institucionit perkates. Ju bejme me dije - vijon letra - se ende sot e kesaj dite kur ka kaluar cdo afat i parashikuar nga Kushtetuta dhe ligji kerkesa jone si deputete te Kuvendit te Republikes se Shqiperise edhe pse ne ushtrim te plote te detyres sone kushtetuese nuk ka marre akoma asnje pergjigje nga ministri i qeverise suaj per Ekonomine Tregtine dhe Energjetiken.