E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherr për bagëtitë, vret me thikë bashkëfshatarin dhe largohet

LUSHNJE- Një sherr mes dy bashkëfshatarëve për bagëtitë ka përfunduar tragjikisht me vdekjen e njërit prej tyre. Ngjarja ndodhi në Hysgjokaj të Lushnjes, ku mbeti i vrarë me armë të ftohtë, thikë një 32-vjeçar. Sipas policisë, viktima quhet Ilir Leka dhe dyshohet se autor i vrasjes është bashkëfshatari i tij, Lutfi Sharka.
Dyshimet e para flasin për një konflikt që nisi pasi bagëtitë e njërit u futën në pronën e tjetrit, por policia ende është duke hetuar për gjetjen e shkakut, zbardhjen e ngjarjes dhe vënien para ligjit të autorit. I dëmtuari u dërgua për në spital, por gjeti vdekjen pa arritur ende atje.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›