Sherr për mbeturinat në Korçë, plagosen me thikë tre persona
Korçë- Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një sherri me thika mes të rinjve në qytetine Korçës. Ngjarja është shënuar mëngesisn e sotëm, ku pesë persona janë konfliktuar fillimisht me njëri-tjetrin, pastaj debati ka degjeneruar në përdorimin e thikave.
Për pasojë tre prej tyre kanë marrë plagë në trup, mes të cilëve edhe dy vëllezër. Sipas policisë ata janë Ardian e Arben Rushiti dhe Shpëtim Gjeloshi, të cilët janë dërguar në spitalin rajonal, ndërkohë që vëllezërit janë në gjendje të rëndë.
Mësohet se Edmond Merdiku, 28 vjeç, është konfliktuar fillimisht me Shpëtim Gjeloshanin, pas një konflikti për vendin ku duhet të hidhen mbeturinat, pasi jetojnë në një pallat, duke e goditur me thikë. Të pranishëm kanë qenë edhe vëllezrit Rushiti, të cilët kanë ndërhyrë për t’i ndarë, por edhe ata janë qëlluar me thikë nga Merdiku.
Policia ka nisur hetimet mbi ngjarjen ndërsa ka shpallur në kërkim autorin dhe 45-vjeçarin Ardian Merdiku, pasi ka bashkëpunuar në krim.