Sherr per nje femer, gjimnazistet perleshen me thika
Fier - Gjimnazistet perleshen per nje femer, ndersa bilanci eshte dy te plagosur pas sulmit me thika. Ngjarja ka ndodhur paraditen e djeshme ne shkollen e mesme “Janaq Kilica” te Fierit, kurse policia kreu shoqerimet e te dyshuarve per incidentin. Burime zyrtare konfirmuan ngjarjen dhe thane se mosha e nxenesve eshte nga 14-16 vjec dhe shkaku dyshohet te jete nje vajze gjimnaziste. Sipas hetimeve te kryera mesohet se Erik F., 16 vjec dhe Dardan D., 14 vjec, jane perfshire ne debat mes njeri-tjetrit, qe kishte nisur disa dite me pare. Mosmarreveshjet dhe fyerjet jane bere shkak qe te miturit te vinin ne perdorim edhe armet e ftohta. Debati i dy te rinjve ka perfshire ne perleshje edhe shoket e tyre, ndersa 14-vjecari ka gjetur nje thike, duke qelluar disa here kundershtarin me te rritur. Mjeket thane se i demtuari ka plage ne kraharor e ne shpatull, por pa rrezik per jeten. Edhe Dardan D., ka marre plage te lehta si pasoje e goditjeve te grushteve. Burime te policise thane se moren deshmite ne vendngjarje dhe vendosen te ndjekin penalisht 14-vjecarin per “plagosje me arme te ftohte”.
Xh.B