Hajdutet bastisin shtepine e kirurgut, marrin 20 mije euro
Fier - Hajdutet vene ne shenjester edhe mjeket. Persona ende te paidentifikuar, brenda kater javeve te fundit kane shenuar po kaq raste te vjedhjes se pasurise se bluzave te bardha. Denoncimi eshte bere dje nga nje mjek kirurg ne policine e Fierit, i cili ka pretenduar se i jane marre 20 mije euro nga sirtari ku i kishte futur. Burime zyrtare te policise thane se i demtuari eshte Asqeri J., banues ne lagjen “8 Shkurti” te Fierit, qe nuk ka qene ne shtepi gjate momenteve te vjedhjes, por konstatoi gjurme te shumta dhe mungesen e valutes. Ekspertet fiksuan gjurme te shumta gishterinjsh, qe iu derguan Laboratorit te Kriminalistikes per krahasim. Gjate deshmise se tij, mjeku kirurg ka thene se parate i kishte lene ne sirtarin e komodines. Rreth kater jave me pare ka qene banesa e mjekut kardiolog, Novruz C., te cilit hajdutet i kane zhvatur 30 mije euro, ndersa autoret per te dy ngjarjet jane ende te paidentifikuar.
Xh. B