“Lidhja ime intime me te mituren”
Redinalda Caushaj
Ish-polici i dyshuar se ka abuzuar seksualisht me dy te mitura dhe ka tentuar t’i trafikoje, akuzon koleget se kane shkelur ligjin, duke i dhunuar banesen dhe arrestuar pa nje urdher gjykate. Ndersa ka pohuar lidhjen intime me 14-vjecaren A. Q., me dijenine e prinderve te saj, 47-vjecari Haxhi Qelemini kundershtoi dje, gjate mases se sigurise, provat e lexuara nga prokurori i Prokurorise se Krimeve te Renda. “Une kam pasur lidhje te hershme me 14-vjecaren dhe asnjehere s’kam dashur ta trafikoj, sic dhe me akuzojne”, deshmoi dje ish-efektivi i Komisariatit Korce. Madje, ai kerkoi nje ballafaqim me dy vajzat dhe prinderit e saj, per te rrefyer nese kishte ushtruar dhune seksuale, apo tentuar t’i trafikonte. Trupi gjykues i Krimeve te Renda, i drejtuar nga Etleva Deda, eshte shprehur se kjo ishte nje mase sigurie dhe jo seance deshmish, duke e lene 47-vjecarin ne “arrest me burg”, deri ne perfundim te ceshtjes. Ai akuzohet per “trafikim te te miturave” dhe “marredhenie seksuale me shume se nje here me te mitura”.
Prokuroria pretendoi dje se kishte denoncimin e te mitures 14-vjecare per ish-efektivin, por Qelemini kundershtoi, duke thene se asnjehere nuk ishte perzier ne gjera te tilla dhe se me vajzen kishte pasur nje lidhje te hershme me dijenine e prinderve. “Une e kam marre me lejen e prinderve ne Tirane dhe jetonim se bashku, pasi do i gjeja dhe nje pune. Prinderit kane qene ne shtepine time dhe nuk jane ankuar asnjehere”, tha 47-vjecari para trupit gjykues. Ai mohoi te ishte duke abuzuar seksualisht me dy vajzat, 14-vjecaren A. Q., dhe 17-vjecaren J. O, e cila ishte ftuar ne kryeqytet po me qellim per t’i gjetur nje pune. “Ne ishim duke ngrene buke, kur eshte shqyer dera e shtepise. Une ne tavoline dhe vajzat ne divan, ndersa policia nuk nxori asnje urdher-kontrolli te gjykates apo per me teper arresti. Dyshoj se ndaj vajzes eshte bere presion per denoncimin”, ka thene Qelemini me tej, duke iu kunderpergjigjur prokurorit.
Organi i akuzes lexoi te gjitha akuzat dhe faktet qe dispononte gjate mases se sigurise. Sipas prokurorit te ceshtjes, i pandehuri eshte zhvendosur nga Korca per ne Tirane, pasi i kishte mbushur mendjen te mitures 14-vjecare. Madje ka shkuar me te ne shtrat, edhe pse ishte ne moshe te vogel. Ndersa jane kthyer serish ne Korce, Qelemini i ka premtuar babait te vajzes, Sotir Q., se do t’i gjente pune ne Tirane. Ish-polici i ka thene te mitures qe te merrte edhe shoqen e saj 17-vjecare, e cila eshte strehuar po ne banese. Ashtu si vajza, edhe vete i dyshuari ka pranuar se ka kryer marredhenie seksuale me te, por pa dhune.
Vajzat u kapen ne banese
Haxhi Qelemini u arrestua mengjesin e se dieles ne rrugen “Besa”, ne kryeqytet, prane vendit te quajtur “Frigoriferi”. Policia tha se kishte informacione per veprimtarine e 47-vjecarit ish-polic, por dje i dyshuari mohoi akuzat, duke thene se vajzat nuk kishin bere denoncim. Qelemini prej dy vjetesh ishte perjashtuar nga radhet e uniformave blu. Se fundi, ai ishte vendosur ne nje banese me qira ne Tirane, ku strehonte edhe nje prej vajzave, me te cilen kishte lidhje intime. Policia, pas arrestimit, e akuzoi edhe per tentative te trafikimit e shfrytezimit per prostitucion te dy te miturave, qe u gjenden ne shtepi.