“Merrja heroine ne makine kur shkoja ne Greqi”
Tirane - Taksisti i penduar per trafikun e droges drejt Greqise dhe ish-shofer ne ambasaden greke disa vite me pare, ka rrefyer dje ne Gjykaten e Krimeve te Renda se si kryente transportin dhe se sa paguhej nga te pandehurit e tjere te dosjes. Madje, ne nje rast, Ilir Ajazi, 55 vjec, ka pranuar se ka kryer dergimin e “pakos” me makinen e ambasades dhe me pas me mjet privat. “Futja ne kete rrjet erdhi pas ofertave qe m’u bene nga i pandehuri Krenar Sako, ndersa i kisha refuzuar disa here”, tha i pandehuri 55-vjecar gjate deshmise se djeshme. Per here te pare, ai ka rrefyer rrugen e fundit te kryer dy vite me pare drejt Kakavijes, me destinacion Greqine, te 2 kg heroine. “Ka qene vitit 1992 kur jam njohur rastesisht me Sakon, me te cilin edhe kam pire disa kafe ne nje lokal perpara Gjykates se Tiranes”, tha Ajazi ne rrefimin e tij. Ndersa ka pasur dijeni per aktivitetin e te pandehurit tjeter te ceshtjes, ish-shoferi i ambasades ka thene se ne vitin 1999 i ka ardhur oferta e pare per bashkepunim. “Me kerkoi ta coja une, por refuzova”, u shpreh para trupit gjykues Ajazi. Vetem oferten e trete, ai eshte dorezuar, duke pranuar te bente korrierin e 2 kg heroine. “Nuk e dija llojin, por ishte ne kater pako dhe e kam futur ne airbagun e pasagjerit, qe ishte i prishur”, rrefeu ne seance i penduari i dosjes. Ne kete menyre, ai eshte bere pjese e grupit, duke kerkuar disa here edhe vete pune gjate rrugeve qe kishte per ne vendin fqinj. Ajazi ka folur edhe per ndihmen qe u jepte personave te ndryshem gjate kohes qe punonte si shofer i konsullit ne ambasaden greke, para se te arrestohej.
R.Caushaj
Te pandehurit :
Krenar Sako
Ilir Ajazi
Valter Janaqi
Ilir Elezi