I akuzuar per trafik, kerkon gjykim te shkurtuar
Tirane - I akuzuari per trafik te lendeve narkotike drejt Greqise, kerkon gjykimin e shkurtuar. Avokati i te pandehurit Baki Kapllani, lexoi dje para trupit gjykues te Gjykates se Krimeve te Renda kerkesen e klientit te tij qe pranonte vepren e kryer dhe pretendonte denimin e zbutur. Trupit gjykues, i kryesuar nga Ardit Mustafaj, deklaroi se vendimi per kerkesen e 46-vjecarit do te jepet seancen e ardhshme. Sipas organit te akuzes, Baki Kapllani, nga Banati i Delvines, ka tentuar te kaloj nje sasi heroine te paster prej 2 kg, nepermjet linjes se autobuseve Permet-Selanik me ndermjetesimin e nje “korrieri”, nga dogana e Kapshtices.