Vendimi: Gjyqtari “Bandes se Durresit” nuk do largohet
Tirane - Gjykata e Krimeve te Renda hedh poshte kerkesen e anetarit te dyshuar te “Bandes se Durresit” per ndryshimin e kryetarit te trupit gjykues. Pas perplasjes me kryetarin e togave te zeza, Gurali Brahmillari, Sardian Sulejmani pretendoi edhe largimin e gjyqtarit. “Kryetari ka tendence per te me denuar, i kam bere thirrje gjyqtarit te largohet”, behej e ditur ne kerkesen e firmosur nga vete i pandehuri. Prokuroret e ceshtjes i kane bere te ditur gjyqtarit Sander Simoni, i cili shqyrtoi ceshtjen, se “Brahimllari ka qene korrekt dhe i paanshem ne kete seance”. Gjykata vleresoi se per shkak se ky gjyq nuk kishte filluar ende, nuk kishte prova qe vertetonin se kreu i trupit gjykues per grupin e “Bandes se Durresit” te ishte i njeanshem.
R.C