E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherr për parkimin, plagoset me thikë i riu

Fier

Një grindje banale për një vend parkimi automjetesh ka vënë në rrezik jetën e një 25-vjeçari nga Fieri. I riu ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spitalin rajonal të qytetit, ndërkohë që policia ka nisur punën për ndalimin e dy autorëve të dyshuar të kësaj ngjarje, që rezultojnë të jenë dy vëllezër. Burimet zyrtare të policisë lokale bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur të enjten, rreth orës 12:30, në lagjen “Apolonia” të qytetit të Fierit, pranë zyrave të gjendjes civile. Dy vëllezërit Dashnor dhe Astrit Hoxha kanë qenë duke lëvizur me automjetin e tyre ndërsa 25-vjeçari Emiljano B. ka qenë me automjetin e tij. Këta shtetas kanë pretenduar të njëjtin vendparkim, gjë që ka çuar në përplasjen mes tyre. Njëri prej vëllezërve Hoxha ka qëlluar një herë me thikë në shpinë 25-vjeçarin dhe më pas janë larguar duke e lënë të gjakosur në tokë.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›