Tiranë, treni i merr jetën bariut të deleve
Një person është aksidentuar për vdekje nga treni në afërsi të kthesës së Kasharit, në periferi të kryeqytetit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30 dhe menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet policore. Sipas njoftimeve të policisë, mësohet se viktima është Abdullah Shehu, banor i zonës. Viktima ishte duke kullotur bagëtinë, ndërsa ndodhej në shinat e trenit në momentin e aksidentit. Policia shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar makinistin. I aksidentuari ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa policia tha se po heton rrethanat e ngjarjes. Sipas të dhënave policore, makinisti është pyetur në lidhje me këtë ngjarje dhe tashmë pritet të vendoset për pozicionin e tij në këtë ngjarje dhe çfarë hapash të tjerë do të ndërmerren nga grupi hetimor.
#